Kategoria: Aktualitet

Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) nga Këshilli i Evropës ka publikuar raportin e tij mbi vlerësimin e sistemeve gjyqësore evropiane. Raporti bazohet në të dhënat e vitit 2022 dhe mbulon 44 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ai ka seksione për secilin shtet, përshirë Shqipërinë, në të cilat mund të gjenden informacione për

Ish-prokurori i krimeve të rënda, kandidat për SPAK, Anton Martini, i shkarkuar nga vettingu në vitin 2021, ka marrë drejtimin e Hetimit Tatimor. Ai është prezantuar nga drejtori i përgjithshëm Ilir Binaj, që theksoi se falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë, Martini do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot me urdhër të SPAK. Ndaj zotit Meta SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe jozyrtarisht dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash. Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion. Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur për diskutim publik projektligjin “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-koorperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”. Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për institucionet e sipërpërmendura evidentoi problematika të konsiderueshme, si:

Katër persona janë vendosur në pranga, tre janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik-Tok duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore. “Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë,

Rreth 5 milionë persona, ose një në katër individë nga Ballkani Perëndimor aktualisht jetojnë jashtë vendit, thekson Banka Botërore në raportin e saj më të fundit. Shqipëria dhe Bosnje Hercegoniva janë dy vendet që kanë numrin më të lartë të emigrantëve si përqindje e popullsisë, referuar matjeve të bëra në vitin 2021, me mbi 30%.