Kategoria: Aktualitet

“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal–Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dhe përfaqësoi Qeverinë Shqiptare, në ceremoninë zyrtare

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al janë shpallur 6 mijë vende të lira pune, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët në të gjithë vendin. Sipas AKPA, ofertat e punës përfshijnë qindra pozicione në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të

Hyn në fuqi vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore që autorizon ndihmën në formën e fondeve për ndërmarrjet sociale që kontribuojnë në mbrojtjen shoqërore dhe mbështetjen e grupeve të pafavorizuara, nëpërmjet punësimit të tyre dhe ofrimit të shërbimeve për to. Skema, në formën e granteve nga buxheti i shtetit me 210 milionë lekë do të

Pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme. Një ngërç i krijuar nga miratimi i çmimeve të reja, si dhe aplikimi i tyre në sistem pa njoftuar farmacitë, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik. Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2026. Çmimi i tyre në sistem

Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, me nisjen e dy projekteve të reja të bashkëfinancuara, që synojnë forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe rritjen e efektivitetit në rikuperimin dhe administrimin e aseteve. Në qendër të

Ministria e Financave ka shpallur hapjen e procesit të aplikimeve për përzgjedhjen e trajnerëve të Trajnimit të Vazhdueshëm Profesional për Audituesit e Brendshëm në sektorin publik, për vitin 2026. Njoftimi është publikuar nga Drejtoria e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm, në zbatim të urdhrit nr.165, datë 31.12.2025, të Ministrit të Financave, që miraton programin vjetor

Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll përkohësisht pasi trasesë iu derdhën qindra metra kub gurë dhe dhe, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor nga shpati i kodrës. Shpati ku ndodhi rrëshqitja është pjesë e punimeve për ndërtimin e një segmenti

Skandali i mbetjeve industriale të KURUM po hyn në një fazë edhe më të rëndë, teksa burime për Ekofin pranë hetimeve bëjnë me dije se rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e sekuestruara nuk i klasifikojnë ato thjesht si toksike, por si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut. Sipas këtyre burimeve, përqendrimet

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet. Si pasojë e bllokimit të rrugës, mijëra automjete kanë mbetur të bllokuara. Shërbimet e Policisë Rrugore njoftojnë se ndodhen në këtë

Ligji i fundit fiskal ka shfuqizuar dispozitën që parashikonte përjashtimin total nga taksat të shtetasve të Bashkimit Evropian që kishin leje qëndrimi. Paniku është përhapur mes pensionistëve italianë, të cilët po trokin në dyert e CAF-eve dhe të Drejtorisë vendore të Tatimeve në kërkim të informacionit. Dhe ka tashmë ata që kërcënojnë me largim nga Shqipëria.