Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyn në fuqi skema 210 milionë lekë për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale

22:55 - Shkurt 2, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Hyn në fuqi vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore që autorizon ndihmën në formën e fondeve për ndërmarrjet sociale që kontribuojnë në mbrojtjen shoqërore dhe mbështetjen e grupeve të pafavorizuara, nëpërmjet punësimit të tyre dhe ofrimit të shërbimeve për to.

Skema, në formën e granteve nga buxheti i shtetit me 210 milionë lekë do të zbatohet në periudhën 2026–2028 dhe do të shtrihet në gjithë vendin.  Në projektvendimin e Këshillit të Ministrave të referuar në formularin enjoftimit është parashikuar se një ndërmarrje sociale di të financohet nëpërmjet subvencionimit të pagës minimale dhe i sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.

Autorizimi vjen pas vlerësimit të ekzistencës së ndihmës dhe përputhshmërisë së skemës.

Komisioni i Ndihmës Shtetërore vlerëson se plani i mbështetjes për ndërmarrjet sociale përbën ndihmë shtetërore, pasi siguron një avantazh ekonomik nga burime publike, që nuk do të përfitohej në kushte normale tregu dhe që mund të ndikojë në konkurrencë.

Skema plotëson katër kriteret ligjore të ndihmës shtetërore: financohet nga burime shtetërore, krijon avantazh ekonomik, u drejtohet një kategorie të përzgjedhur përfituesish dhe ka potencial ndikimi në treg. Financimi realizohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe synon mbështetjen e punësimit të grupeve të pafavorizuara.

Megjithëse subvencionimi u jep përparësi ndërmarrjeve sociale ndaj operatorëve të tjerë, Komisioni vlerëson se masa ka karakter social dhe synon përfshirjen e grupeve vulnerabël. Për këtë arsye, ajo nuk cenon funksionimin normal të tregut dhe nuk shkakton shtrembërim të ndjeshëm të konkurrencës.

Po kështu, Komisioni i Ndihmës Shtetërore vlerëson se skema e mbështetjes për ndërmarrjet sociale është në përputhje me legjislacionin në fuqi, pasi plotëson kriteret e ndihmës “De minimis”. Sipas këtyre dispozitave, ndihma lejohet vetëm nëse nuk tejkalon kufirin maksimal të parashikuar për një periudhë trevjeçare dhe është e matshme në mënyrë të qartë.

Në këtë kuadër, Komisioni konstaton se financimi për ndërmarrjet sociale do të jepet nga buxheti i shtetit vetëm brenda kufirit prej 14.000.000 lekësh për çdo përfitues dhe në përputhje me kriteret ligjore. Përfituesit janë të detyruar të nënshkruajnë deklaratën “De minimis” dhe ta dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Grupet vulnerabël komisioni ndërmarrjet ndihmasociale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter