Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e qartë: kjo nuk është më vetëm një revoltë për Zvërnecin, as vetëm një zemërim kundër qeverisë apo opozitës. Në thelb, ajo është një kryengritje kundër modelit ekonomik që është ndërtuar në Shqipëri.

Gazetarët e huaj që kanë zbritur në shesh nuk shohin pankarta kundër investimeve të huaja. Askush nuk del në rrugë sepse një investitor dëshiron të ndërtojë, të prodhojë apo të krijojë vende pune. Ajo që kundërshtohet është diçka tjetër: kapitalizmi shqiptar.

Një kapitalizëm pa garë, ku fituesi shpesh dihet para se të hartohen kriteret e tenderit; një sistem me “kapitalistë të emëruar” nga politika dhe jo të krijuar nga tregu; një model ku një pjesë e sipërmarrjes nuk ushqehet nga klientët, por nga paratë e taksapaguesve.

Në teori, kapitalizmi shpërblen idenë më të mirë, produktin më cilësor dhe shërbimin më efikas, në praktikë, shpesh shpërblehet lidhja më e shkurtër me pushtetin.

Protesta është kundër këtij deformimi, kundër një modeli që nuk e sheh punonjësin si partner, por si kosto, kundër një sistemi që mburret me investime miliardëshe, ndërsa ofron paga qesharake.

Prandaj kërkesat e saj nuk janë vetëm simbolike: shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, heqja e statusit të investitorit strategjik dhe transparencë e plotë për kontratat, koncesionet dhe PPP-të.

Paradoksi është brutal: arritëm BE me çmime, por jo me paga.

Në shumë sektorë biznesi kërkon fuqinë punëtore më të lirë të mundshme dhe, kur nuk e gjen më në vend, e importon nga Bangladeshi, Nepali, India apo Filipinet. Protesta ngre një pyetje të thjeshtë: nëse kapitalizmi shqiptar ka nevojë për punëtorë nga Bangladeshi, pse nuk arrin të mbajë në vend punëtorin e Bradasheshit?

Sheshi po ngrihet edhe kundër monopoleve dhe oligopoleve, kundër tregjeve ku konkurrenca është përjashtim dhe jo rregull.

Në ekonomitë moderne kapitali lind nga ideja, inovacioni, rreziku dhe gara. Kur kapitali buron nga qeveria dhe jo nga tregu, kapitalizmi pushon së qeni kapitalizëm dhe shndërrohet në një sistem privilegjesh.

Askund kjo nuk duket më qartë sesa te dashuria platonike për betonin e te bindja se zhvillimi matet vetëm me kulla dhe metra katrorë. Kapitali derdhet pothuajse ekskluzivisht në beton, ndërsa arsimi, kërkimi shkencor, teknologjia dhe prodhimi mbeten “pika e fundit e rendit të ditës”.

Kjo është arsyeja pse “flamingot” kanë gjetur jehonë përtej ambientalistëve, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej brezave dhe tashmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Nga diaspora në qytete të ndryshme europiane deri te mbulimi i gjerë ndërkombëtar, protesta po artikulon një pakënaqësi që shkon shumë më larg se një projekt i vetëm.

Qytetarët nuk po protestojnë kundër tregut të lirë, por kundër një kapitalizmi oligarkik që privatizon fitimet dhe barrën ja lë buxhetit, kundër një sistemi që ushqehet me ligje me porosi, koncesione të privilegjuara dhe PPP pa garë reale, “kundër ndërtimit kapitalizmit me forcat tona”

Në kapitalizëm, fitimi dhe humbja janë motër e vëlla. “Kapitalistët” tanë duket se njohin vetëm fitimin. Madje, në mjaft raste, shteti u garanton edhe kompensimin kur fitimi i parashikuar nuk realizohet.

Dikur një diplomat francez tha: “ndërtuat formën më të keqe të komunizmit…”, sot, shumë prej protestuesve do ta plotësonin fjalinë: “…dhe tani po ndërtoni formën më të keqe të kapitalizmit.”

Pyetja në ditën e 20-të të protestës nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë kapitalizëm, por çfarë kapitalizmi meriton?

 

Ekofin Media
Ekofin Media
flamingot kapitalizmi lutfi dervishi protesta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Çgardhimet

15:08 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

gazetar_208:55 - Qershor 20, 20260

Të ardhurat e pushtetit vendor në vitin 2025 tregojnë një përqendrim të fortë te bashkitë…

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:10 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:10 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

10:26 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter