Temperaturat pervëluese në mbi 38 gradë celsius kanë përfshirë Italinë.
Përgjegjës është anticikloni afrikan Caronte, i cili do të rrisë nxehtësinë deri të mërkurën, më 19 korrik, siç raporton iLMeteo.it.
Gjatë ditës dhe në hije mund të arrijë 38-39 gradë Celsius në Italinë Qendrore dhe Veriore, ndërsa majat 42-43 gradë Celsius në Lacio, veçanërisht në Romë.
Por, vapa më intensive do të prekë ishujt dhe Pulian me maja deri në 47 gradë Celsius në Sardenjë në zonat jugore të brendshme, 45-46 gradë në Siçili dhe 44-45 gradë në Pulia.
Do të ketë edhe netë të ashtuquajtura tropikale, kur temperaturat nuk zbresin kurrë nën 20 gradë Celsius.
Të vetmet qytete më pak të nxehta do të jenë Bari, Catania, Civitavecchia, Milano, Reggio Calabria, Torino dhe Genova.
Pritet që Italia të thyejë rekordin evropian, duke tejkaluar vlerën e 48 gradëve Celsius, të njohur zyrtarisht nga WMO, e regjistruar në Athinë më 10 korrik 1977 dhe Portugalinë, me 47,4 gradë Celsius, e regjistruar më 1 gusht 2003 në Amareleja.
