Eksportet e mallrave arritën vlerën 32 miliardë lekë në shkurt, duke shënuar ulje me 16.1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7.9 %, në krahasim me janarin e vitit 2024.
INSTAT publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme për muajin janar, sipas të cilit importet e mallrave janë rritur me 6.4% në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën vlerën 74 miliardë lekëve.
Ndërsa në dy muajit e parë të vitit vlera e eksporteve përllogaritet në 62 miliardë lekë, kurse e importeve 134 miliardë lekë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 72 miliardë lekë, duke u rritur me 52.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.
