Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Inspektime me “hartë risku”, qeveria vendos rregulla të reja për kontrollet në terren

20:44 - Mars 19, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar përmes një vendimi rregullat e përgjithshme për programimin e inspektimeve, metodologjinë e vlerësimit të riskut dhe kufijtë maksimalë të kohëzgjatjes së inspektimeve vjetore për subjektet.

Inspektimet do të planifikohen me programe vjetore dhe mujore

Veprimtaria inspektuese do të mbështetet në programe vjetore dhe mujore, të cilat do të hartohen nga inspektoratet qendrore dhe vendore.

Për inspektoratet qendrore, programi vjetor do të hartohet nga vetë inspektorati, do të marrë mendim këshillimor nga Inspektori i Përgjithshëm dhe më pas do të miratohet nga ministri përgjegjës. Për inspektoratet vendore, programi vjetor do të miratohet nga kryetari i bashkisë, po ashtu pas mendimit këshillimor të Inspektoratit të Përgjithshëm. Ky i fundit do të ketë edhe rolin e mbikëqyrjes së zbatimit të programeve, me synimin për të shmangur kontrollet e përsëritura pa arsye dhe mbivendosjen e trupave inspektuese.

Afate të përcaktuara për hartimin dhe miratimin e planeve

Vendimi përcakton edhe kalendarin procedural për programimin e veprimtarisë inspektuese. Inspektoratet qendrore dhe vendore duhet të paraqesin programin vjetor tematik të inspektimit brenda 15 tetorit të vitit paraardhës, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm duhet të japë mendimin këshillimor brenda 5 ditëve pune. Më pas, programi vjetor duhet të miratohet deri më 24 dhjetor në sistemin “e-Inspektimi”.

Për programet mujore, inspektoratet qendrore duhet t’i paraqesin ato brenda datës 15 të muajit paraardhës, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm duhet t’i miratojë deri më 18 të po atij muaji, ose jo më vonë se 3 ditë nga hedhja në sistem. Për inspektoratet vendore, programi mujor duhet të dërgohet për mendim brenda datës 10 të muajit paraardhës.

Risku bëhet baza e re për përzgjedhjen e subjekteve

Vendimi përcakton metodologjinë e re e vlerësimit të riskut. Sipas saj, inspektimet nuk do të planifikohen më vetëm mbi baza rutinë, por duke identifikuar sektorët, subjektet dhe objektet që paraqesin rrezik më të lartë për interesin publik dhe për interesat e ligjshëm të qytetarëve dhe bizneseve.

Vendimi ndan faktorët e riskut në dy grupe kryesore: faktorë që lidhen me gjasat për papërputhshmëri dhe faktorë që lidhen me efektet e papërputhshmërisë. Me fjalë të tjera, do të vlerësohet jo vetëm mundësia që një subjekt të mos zbatojë kërkesat ligjore, por edhe dëmi që mund të shkaktohet nëse kjo ndodh. Për këtë qëllim do të përdoren tregues të matshëm dhe të verifikueshëm, të cilët do të përfshihen në një sistem pikëzimi dhe në një matricë të posaçme të vlerësimit të riskut.

Inspektoratet do të duhet të përditësojnë vazhdimisht faktorët dhe treguesit e riskut, duke u mbështetur te historiku i inspektimeve, ndryshimet ligjore dhe evidencat e reja mbi ndikimin që ushtron aktiviteti i subjekteve.

Inspektimet jashtë programit kufizohen në 25 për qind

Vendimi përcakton edhe kufizimin e inspektimeve jashtë programit. Edhe pse inspektoratet qendrore dhe vendore mund të kryejnë kontrolle të tilla në përputhje me ligjin, numri i tyre nuk duhet të kalojë 25 për qind të numrit të inspektimeve të parashikuara në programin vjetor. Qëllimi i shpallur është ulja graduale e kësaj mase nga viti në vit.

Në rastet kur rrethanat kërkojnë tejkalimin e këtij kufiri, do të jetë i nevojshëm miratimi i Inspektorit të Përgjithshëm. Në këtë kategori përfshihen edhe inspektimet e kryera në kuadër të task-forcave të posaçme të ngritura nga Këshilli i Ministrave.

Përcaktohet edhe koha maksimale e qëndrimit në subjekt

Vendimi vendos edhe kufijtë maksimalë të lejuar të kohëzgjatjes së inspektimeve vjetore, duke i lidhur ato me madhësinë e subjektit dhe me nivelin e riskut që paraqet aktiviteti i tij. Në përcaktimin e kësaj kohe do të merren parasysh një sërë faktorësh, mes tyre kategoria tatimore, lloji i licencës, sasia e prodhimit ose e produkteve të hedhura në treg, karakteristikat e aktivitetit dhe rrezikshmëria që mund të vijë prej tij.

Sipas kategorive të përcaktuara në vendim, subjektet me risk shumë të lartë do të mund të inspektohen nga 13 deri në 15 ditë në vit. Për subjektet me risk të lartë, kohëzgjatja do të jetë nga 9 deri në 12 ditë. Për kategorinë e mesme parashikohet një periudhë nga 7 deri në 8 ditë, ndërsa për subjektet me risk të ulët, afati maksimal i inspektimit vjetor do të jetë 6 ditë.

Rregullat dhe procedurat e reja të përcaktuara në këtë vendim do të nisin të zbatohen vetëm pas funksionimit të sistemit të përmirësuar “e-Inspektimi”. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
faktore frekuenca inspektimet matshem risku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter