Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Inaugurimi i Notre – Dame, Trump dhe Zelensky midis të ftuarve, përflitet një takim i mundshëm

11:41 - Dhjetor 7, 2024 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 vitesh punë intensive për rindërtimin dhe restaurimin e saj nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë personalitete botërore, midis të cilëve Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti Zelensky.

Do të jetë udhëtimi i parë i Trump jashtë shtetit që kur fitoi zgjedhjet presidenciale një muaj më parë dhe mund t’i ofrojë presidentit francez Emmanuel Macron një mundësi për të luajtur rolin e ndërmjetësit midis Evropës dhe politikanit të paparashikueshëm të SHBA-së, një rol që lideri francez e ka shijuar në të kaluarën.

Të dy pritet të takohen në gjatë së shtunës. Ndërsa nuk është shpallur asnjë axhendë për bisedimet e tyre, udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se Trump mund të tërheqë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën në një moment vendimtar në luftën e saj për të zmbrapsur pushtuesit rusë.

Macron është një mbështetës i fortë i aleancës së NATO-s dhe luftës së Ukrainës, ndërsa Trump mendon se vendet evropiane duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre të përbashkët dhe se nevojitet një zgjidhje e negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi i Macron me Trump do të pasohet nga një tjetër takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, thuhet në një deklaratë nga pallati presidencial Elysée. Burimet ukrainase gjithashtu thonë se kishte përpjekje për të organizuar një takim midis Trump dhe Zelensky në Paris. Megjithatë, ishte e paqartë nëse të tre liderët do të zhvillonin një takim të përbashkët dhe asnjë takim Trump-Zelensky nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Përveç Trump dhe Zelensky, rreth dyzet krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në rihapjen e katedrales sot, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella, apo edhe Princi William. E pranishme nuk do të jetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ceremonia

Festimet fillojnë rreth orës 19:00 me shfaqjen e një filmi për katedralen. Në platformën e lartë pranë katedrales do të ngrihet një zonë që mund të strehojë maksimumi 40 mijë njerëz. Në total, 6000 oficerë policie dhe xhandarë do të mobilizohen për të garantuar sigurinë.

Ceremonia me 2500 të ftuar do të nisë me një fjalim të Macron në orën 19:20, i cili duhej të fliste në oborrin e kishës, por që për shkak të motit të keq fjalimi do të mbahet brenda.

Dyert e katedrales do hapen në 20.15 dhe pas shërbesës fetare që do të zgjasë rreth 45 minuta, do të ketë një koncert të madh në shesh, i cili do të zgjasë nga ora 2.15 deri në 2.30 të mëngjesit.

Nga nesër mesha dhe ceremonitë fetare do të rifillojnë normalisht. Madje, katedralja do të jetë e hapur deri në orën 22:00 gjatë javës së parë, me akses dhe rezervime falas në një platformë online.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
macron Meloni Notre Dame trump zelesnky
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter