Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hapet gara për 5 anëtarë të Bordit të AMSHC, afati i aplikimeve deri më 25 qershor

06:17 - Maj 27, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka hapur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), duke ftuar organizatat e shoqërisë civile të propozojnë kandidaturat e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Sipas njoftimit të publikuar më 25 maj 2026, konkurrimi është i hapur vetëm për përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore dhe profesionale. Mes kushteve kryesore janë që aplikantët të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë precedentë penalë apo masa sigurie në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, si edhe të kenë të paktën tre vite përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile.

Një nga kriteret që vlerësohet me përparësi është ekspertiza në grantdhënie ose në zbatimin e projekteve, ndërsa kandidatët duhet të mbështeten nga të paktën pesë organizata jofitimprurëse ose organizata të shoqërisë civile që operojnë në të njëjtën fushë apo në fusha të ngjashme. Sipas rregullave të përcaktuara, çdo organizatë mund të mbështesë vetëm një kandidat.

Në dokumentacionin e aplikimit kërkohet përfshirja e kërkesës për aplikim, CV-së, referencave dhe letrave mbështetëse nga organizatat përkatëse, si dhe dokumenteve të tjera provuese që vërtetojnë përmbushjen e kritereve të kandidimit.

Procesi bazohet në ligjin nr.10093, datë 9 mars 2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, si dhe në vendimin nr.768 të Këshillit të Ministrave për procedurat dhe rregullat e kandidimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të AMSHC-së.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është përcaktuar deri më 25 qershor 2026, ndërsa organizatat e shoqërisë civile kanë 15 ditë pune nga data e shpalljes së njoftimit për të paraqitur kandidaturat dhe dokumentacionin përkatës./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
agjencia e mbeshtetjes se shoqerise civile aplikimet bordi gara
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter