Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hado: Emigrantët të paguajnë kontribute vullnetare ose si të vetëpunësuar në bujqësi

18:32 - Nëntor 1, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se turi i bashkëbisedimit me qytetarët, për skemën e pensioneve ka për qëllim informimin, për atë se çfarë është bërë dhe çfarë synohet të bëhet për rritjen e pensioneve.

Në një takim me pensionistët e Korçës, me praninë e Kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar me ta mbi skemën e pensioneve, Hado u ndal në masat që ka marrë qeveria për rritjen e pensioneve.

“Qeveria ka ulur moshën e daljes në pension për minatorët nga 60 vjeç në 55 vjeç dhe ka ulur dhe vitet e nevojshme të punës, për të përfituar pensionin e minatorit me 12 vite e gjysëm nëntokë dhe 30 vite punë në total”, u shpreh Hado.

Sipas tij, krahas kësaj në vitin 2019, qeveria miratoi me ligj që të gjithë minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve t’iu vendosë dhe pension suplementar pa paguar kontribute.

“Këto masa kanë bërë që pensioni që marrin këto kategori është një pension më i qenësishëm dhe plotëson më mirë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Hado.

E njëjta gjë, vijoi ai, është edhe për ushtarakët që dalin në pension 47 vjeç burrat dhe 42 vjeç gratë me vetëm 12 vjet periudhë shërbimi gratë dhe 15 vite burrat.

Hado vuri në dukje se, Korça hyn tek ato rajone, që ka numrin më të lartë të viteve të punës.

“Ndaj dhe pensionet në Korçë janë disi më të larta se rajonet e tjera, kjo sepse vetë korçarët me vitet e plota të punës e kanë vetëfinancuar veten e tyre”, bëri të ditur Hado.

Ai i bëri thirrje emigrantëve që punojnë jashtë vendit të paguajnë kontribute vullnetare ose nëse kanë tokë të paguajnë kontribute si të vetëpunësuar në bujqësi dhe leverdia për marrjen e pensioneve do të jetë e konsiderueshme.

Hado informoi se, qeveria po punon që të realizojë marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore edhe me Greqinë, me qëllim që të gjithë ata që kanë punuar në Greqi, t’iu kthehen këto vite në pension. Por deri në këtë moment, tha ai, është e nevojshme që ata që punojnë jashtë vendit të paguajnë kontribute.

Hado bëri apel që të hiqet dorë nga nëndeklarimi i pagës reale.

“Gjithëkush që paguan një kontribut mbi një pagë minimale do të marrë një pension minimal. Duket sikur fitojnë sot 5 lekë por humbin në të ardhmen shumë”, deklaroi ai.

Ekofin Media
Ekofin Media
astrit hado minatoret pensionet Sigurimet shoqerore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter