Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Gjermania do të investojë një bilion euro – por si dhe ku?

11:42 - Mars 22, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 – në Gjermani ka mjaft shembuj jo të mirë të projekteve të mëdha që dolën jashtë kontrollit sa i përket kostove dhe kohëzgjatjes së ndërtimit. Gabimet e planifikimit, defektet e ndërtimit, shpërthimet e kostove, mosmarrëveshjet ligjore, vitet e vonesës së ndërtimit – lista është e gjatë.

Arsyet janë të ndryshme. Duke filluar nga planifikimi i menduar dobët deri te procedurat e gjata të miratimit dhe mungesat e stafit dhe materialeve në kantieret e ndërtimit. Në Shtutgart, kohët e fundit pati pasiguri dhe vonesa sepse një korporatë shiti pjesë të biznesit të saj që po ndërtonin infrastrukturën qendrore digjitale.

Vetëm paratë nuk i zgjidhin problemet

Për Shoqatën e Taksapaguesve (BdSt), kjo është arsye e mjaftueshme për të konsideruar si të gabuar paketën financiare shumë miliardë euro për mbrojtjen dhe infrastrukturën, të hartuar nga CDU/CSU dhe SPD. Pas Bundestagut, edhe Bundesrati, parlamenti i 16 landeve, i dha dritën jeshile paketës për financimin e Fondit për infrastrukturë dhe mbrojtjen. Përveç shpenzimeve praktikisht të pakufizuara të mbrojtjes, Fondi për infrastrukturën parashikon edhe 500 miliardë euro që do të investohen në dymbëdhjetë vitet e ardhshme.

Nuk mungojnë burimet financiare për të zgjidhur prapambetjen e investimeve në Gjermani, kritikoi presidenti i BdSt Reiner Holznagel. “Gjermania po mbytet nën burokraci dhe struktura joefikase. Ne kemi nevojë për procedura më të shpejta miratimi dhe përgjegjësi të qarta! Por një fond i ri borxhi nuk do t’i zgjidhë të gjitha këto probleme.”

Edhe konomistja Veronika Grimm e sheh këtë në këtë mënyrë. Mjetet shtesë nga pakoja e borxhit nuk mund të shpenzohen kaq shpejt. Procedurat e planifikimit dhe miratimit janë “një pengesë për daljen e fondeve”, tha Grimm në Komisionin e Buxhetit në Bundestag.

Profesorja në Universitetin Teknik të Nurembergut bën thirrje urgjente për “reforma që rrisin zhvilimin”. Parashikimi aktual është se nuk priten efekte në rritjen ekonomike nga paketa e borxhit në vitin 2025. Ajo pret një efekt të moderuar në vitin 2026. “Në vitin 2027 do të shihet qartë se sa mirë po përdoren këto para.”

Industria e ndërtimit dhe problemet e mëdha

Kur bëhet fjalë për politikën, parashikimi i Grimm duhet të ndezë këmbanat e alarmit. Miliardat e borxhit kanë për qëllim kryesisht të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë së Gjermanisë sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne mund të fillojmë menjëherë. Industria e ndërtimit ka kapacitetin për porosi të reja dhe njohuritë për të zbatuar projektet e nevojshme të infrastrukturës,” thotë Felix Pakleppa, drejtor i Shoqatës Gjermane të Ndërtimit. Industria aktualisht është e pashfrytëzuar, me 40 për qind të të gjitha kompanive të ndërtimit që ankohen për mungesë porosish.

Në sektorin e ndërtimit, porositë kanë rënë ndjeshëm në disa raste gjatë dy vitet e fundit. Pushtimi rus i Ukrainës, kriza e mëvonshme energjetike dhe inflacioni kanë bërë që çmimet të rriten ndjeshëm. Kjo ka ngadalësuar veçanërisht ndërtimin e banesave.

Procedurat e miratimit zgjasin shumë

Por ndërtimtaria kërkon me vendosmëri reduktimin e burokracisë. Mënyra se si po shkojnë gjërat tani nuk është më e pranueshme. “Në ndërtimin e autostradave, deri në 85 për qind të kohës mund të shpenzohet në proceset e planifikimit – vetëm 15 për qind në vetë ndërtimin,” raporton Pakleppa.

Prej vitesh ka pasur thirrje për uljen e burokracisë. Ndërkohë, çdo e dyta kompani e sheh barrën e procedurave të gjata administrative, detyrimeve dhe dokumentacionit, raportimit statistikor dhe rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave si pengesën më të madhe për një rritje më të madhe ekonomike. Instituti ifo në Mynih shkroi në një studim në fund të vitit 2024: “Për shkak të burokracisë së tepërt, Gjermania po humbet deri në 146 miliardë euro në prodhim ekonomik në vit”.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar do të rritet

Një problem tjetër mund të jetë mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe e fuqisë punëtore që shihet prej vitesh. Kjo çështja nuk është më në kryetitujt e mediave sepse Gjermania është futur në vitin e tretë të recesionit. Pushimet nga puna dhe shkurtimi i orarit të punës janë bërë normale. Por kjo mund të ndryshojë shpejt.

Së pari, “boshllëku i prodhimit” do të mbyllet, thotë ekonomisti Grimm. Më pas, kompanitë mund të kenë shumë më tepër porosi sesa mund të trajtojnë realisht me stafin e tyre. Atëherë do të jetë e rëndësishme rritja e kapaciteteve punëtore.

Oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimin

Por nga do të vijnë punëtorët shtesë? Gjermania është një shoqëri në plakje dhe në vitet e ardhshme një numër veçanërisht i madh njerëzish do të dalin në pension. Ka mungesë të pasardhësve. Një studim i Fondacionit Bertelsmann nga fundi i vitit 2024 thotë se rreth 288.000 punëtorë nga jashtë nevojiten çdo vit deri në vitin 2040. Studimi nuk ka marrë ende parasysh nevojat që mund të lindin nga paketa për infrastrukturën.

Veronika Grimm paralajmëron se fondet shtesë duhet “të rrisin realisht potencialin e prodhimit”. “Përndryshe do të ketë presion shtesë të çmimeve.” Nëse ka më shumë porosi se kapaciteti, kompanitë mund të kërkojnë çdo gjë që paguhet. Sidomos kur diçka duhet të ndodhë shumë shpejt.

Infrastruktura e transportit është në krye

Infrastruktura e Gjermanisë është lënë pas dore për dekada. Rreth 5000 ura janë aq të rrënuara saqë kanë nevojë urgjente të rinovohen. Deutsche Bahn është shumë i mbingarkuar. Ai ka nisur projektin më të madh të rinovimit në historinë e tij dhe planifikon të rinovojë mbi 4000 kilometra rrugë në 40 faza gjatë disa viteve të ardhshme.

Për të riarmatosur shpejt Bundeswehr-in, armët dhe pajisjet ushtarake duhet të prokurohen me një njoftim më të shkurtër se kurrë më parë. Kompanitë e armatimit tashmë po punojnë në kufijtë e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.

Nën Donald Trump, SHBA-ja nuk është më një partner i besueshëm i NATO-s. Kontratat e armatimit po bëhen gjithnjë e më shumë në Evropë. Kjo premton kohë të arta për kompani si Rheinmetall, por edhe Airbus. Ata praktikisht mund të diktojnë çmimet.

A do të mjaftojnë paratë?

Paratë e shumta zgjojnë edhe shumë dëshira. Deutsche Bahn ka llogaritur tashmë se do t’i nevojiten 290 miliardë euro për të rinovuar infrastrukturën e saj deri në vitin 2034. Një përllogaritje nga Ministria federale e Transportit vlerëson se 140 miliardë euro nevojiten vetëm për të mirëmbajtur autostradat federale, pra rrugët kryesore të Gjermanisë.

Vetëm me këto dy shuma, paketa e infrastrukturës me 500 miliardë euro do të shpenzohej pothuajse në tërësi. Në përputhje me këtë, një analizë e fundit nga firma konsulente Strategy&, një degë e firmës së auditimit PwC, ka llogaritur se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Qeverive federale, atyre të landeve dhe komunave, sipas kësaj firme, do t’u nevojiten 982.1 miliardë euro deri në vitin 2035./DW

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ekonomia gjermania infrastruktura transporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter