Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Gëzim Tushi: Shqipëria përjetoi në 30 vite një plakje që Evropës iu desh një shekull

06:00 - Maj 20, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT konfirmojnë një realitet që prej vitesh po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: Shqipëria po përballet me rënie të lindjeve e tashmë madje edhe me një rritje natyrore negative të popullsisë. Kjo pasi numri i vdekjeve po tejkalon numrin e lindjeve, ndërsa plakja e popullsisë po merr ritme shqetësuese.

Sociologu Gëzim Tushi, e ka komentuar këtë situatë për Ekofin.al duke e konsideruar pasojë të transformimeve të thella sociale, ekonomike dhe kulturore që ka kaluar shoqëria shqiptare gjatë tri dekadave të fundit.

Sipas tij, në këto 35 vite tranzicion, Shqipëria ka përjetuar ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës, në konceptin për familjen dhe në raportin që individët kanë me cilësinë e jetës.

“Plakja e popullsisë dhe kalimi nga një shoqëri demografikisht vitale në një popullsi të plakur është një problem shumë i madh, ku përfshihen pasoja ekonomike, sociale dhe kulturore”, shprehet Tushi.

Ai thekson se ritmi me të cilin po plaket shoqëria shqiptare është shumë më i shpejtë krahasuar me vendet europiane. Në vetëm tre dekada, mosha mesatare e popullsisë shqiptare është rritur nga 27 në 44 vjeç.

“Ka vende europiane që kanë të njëjtët tregues, por atyre u është dashur gati një shekull për të arritur në këtë fazë. Shqipëria po e përjeton këtë proces me ritme të jashtëzakonshme dhe shqetësuese”, nënvizon sociologu.

Një nga treguesit më domethënës, sipas tij, është rënia drastike e lindshmërisë. Nga një model tradicional familjar me 6 deri në 7 fëmijë për grua, sot norma e fertilitetit ka rënë në rreth 1.2 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë.

Tushi argumenton se modernizimi i shoqërisë ka sjellë një tjetër qasje ndaj familjes dhe prindërimit. Sot, çiftet nuk synojnë më familje të mëdha, por investojnë te cilësia e jetës dhe edukimit të fëmijëve.

“Shoqëria moderne nuk e sheh më anën numerike të fëmijëve, por cilësinë e rritjes së tyre dhe suksesin në jetë. Po shkojmë drejt modelit të familjes me një fëmijë”, thotë ai.

Një faktor tjetër që ka ndikuar ndjeshëm në uljen e lindshmërisë është emigracioni. Sipas Tushit, largimi masiv i të rinjve, veçanërisht i moshave riprodhuese, ka bërë që shumë fëmijë të lindin jashtë Shqipërisë, duke përkeqësuar bilancin demografik të vendit.

Po ashtu, sociologu ndalet edhe te ndryshimet që kanë ndodhur në institucionin e familjes. Rënia e numrit të martesave, rritja e divorceve dhe shtimi i individëve që zgjedhin të jetojnë vetëm apo në bashkëjetesë pa martesë, sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e lindjeve.

“Martesa është fabrika sociale që sjell fëmijë të natyrshëm, me atësi të sigurt dhe mëmësi të rregullt. Ulja e nukrit të martesave sjell padiskutim renie të numrit të lindshmërisë”, shprehet Tushi.

Ai shton se zgjerimi i lirive individuale, ndryshimi i perceptimit për martesën, konfliktet sociale dhe pasiguria ekonomike kanë ndikuar në dobësimin e modelit tradicional familjar.

Megjithatë, sociologu beson se situata nuk është pa zgjidhje. Sipas tij, nevojiten politika të forta sociale dhe ekonomike që mbështesin familjen dhe nxisin lindshmërinë.

“Bonuset financiare nuk mjaftojnë. Duhet një strategji e re kombëtare për familjen dhe demografinë. Punësimi, rritja e pagave, çerdhet, kopshtet, siguria sociale, garantimi i vendit të punës për nënat dhe shërbimet më cilësore shëndetësore janë faktorë që mund ta zbusin situatën”, thekson ai.

Në përfundim, Gëzim Tushi kërkon që qeveria të rrisë ndjeshëm investimet për familjen dhe mbështetjen sociale, në mënyrë që të frenohet tendenca e plakjes së popullsisë dhe të rikthehet ekuilibri demografik në vend. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
demografia familja gezim tushi investimet plakja psikolog punësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter