Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë në një fazë të re në Shqipëri. Përmes projektligjit “Për Shërbimet Digjitale në Republikën e Shqipërisë”, qeveria synon të vendosë një kuadër modern rregullator, të harmonizuar me Digital Services Act (DSA) të Bashkimit Evropian, duke përcaktuar detyrime të reja për platformat online dhe duke forcuar të drejtat e përdoruesve. Projektligji është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe synon krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt, më transparent dhe më të besueshëm.

Në thelb, projektligji ndryshon mënyrën se si do të funksionojnë shërbimet ndërmjetëse në internet, duke përfshirë rrjetet sociale, platformat e tregtisë elektronike, shërbimet e hostimit dhe ofrues të tjerë të shërbimeve digjitale. Ai zëvendëson kuadrin aktual, i cili mbështetet në dispozita të kufizuara të ligjit për tregtinë elektronike, me një sistem të plotë rregullash që reflekton zhvillimet teknologjike të viteve të fundit.

Një nga risitë më të rëndësishme është forcimi i mbrojtjes së përdoruesve. Platformat online do të jenë të detyruara të krijojnë mekanizma të qartë për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme dhe të veprojnë në kohë për heqjen ose kufizimin e tyre. Çdo vendim për fshirjen e një postimi, kufizimin e një profili apo pezullimin e një llogarie duhet të shoqërohet me një shpjegim të arsyetuar dhe përdoruesit do të kenë të drejtën të ankimojnë këto vendime përmes mekanizmave të brendshëm ose procedurave jashtëgjyqësore.

Projektligji vendos gjithashtu standarde të reja transparence. Ofruesit e shërbimeve digjitale do të publikojnë raporte periodike mbi mënyrën se si trajtojnë përmbajtjet e raportuara, numrin e ankesave, masat e marra dhe përdorimin e sistemeve të automatizuara për moderimin e përmbajtjes. Kjo synon të rrisë llogaridhënien e platformave dhe besimin e përdoruesve ndaj tyre.

Një tjetër risi lidhet me reklamat dhe algoritmet që përdorin platformat online. Reklamat duhet të identifikohen qartë, përdoruesit duhet të informohen se kush i financon ato dhe përse janë përzgjedhur si audiencë. Po ashtu, platformat duhet të shpjegojnë kriteret mbi të cilat funksionojnë sistemet e rekomandimit të përmbajtjeve dhe t’u ofrojnë përdoruesve alternativa që nuk bazohen në profilizimin e tyre.

Një kapitull i veçantë i kushtohet mbrojtjes së fëmijëve në internet. Platformat do të detyrohen të marrin masa shtesë për garantimin e privatësisë dhe sigurisë së të miturve, ndërsa ndalohet përdorimi i profilizimit të tyre për qëllime reklamimi ose rekomandimi të përmbajtjes. Kushtet e përdorimit duhet të jenë të shkruara në një gjuhë të kuptueshme edhe për fëmijët.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për tregtinë elektronike. Platformat që mundësojnë shitjen e mallrave dhe shërbimeve do të duhet të verifikojnë identitetin e tregtarëve, të kontrollojnë informacionin e tyre dhe të njoftojnë konsumatorët në rast se një produkt ose shërbim rezulton i paligjshëm. Kjo synon të kufizojë mashtrimet online dhe të rrisë sigurinë e konsumatorëve gjatë blerjeve në internet.

Projektligji parashikon edhe krijimin e Koordinatorit të Shërbimeve Digjitale, një autoritet i posaçëm që do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit, do të koordinojë bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe homologët europianë dhe do të monitorojë respektimin e detyrimeve nga platformat digjitale.

Për platformat shumë të mëdha online, të cilat kanë ndikim të gjerë në shoqëri, projektligji vendos detyrime edhe më të forta. Ato do të duhet të analizojnë rreziqet që lidhen me përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme, dezinformimin, manipulimin e proceseve demokratike dhe kërcënimet ndaj sigurisë publike, duke marrë masa konkrete për t’i parandaluar ato./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Anonimati internet ligji platformat shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter