Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua me dollarin amerikan, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 95,03 lekë ose 0,12 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,19 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 103,55 lekëve.
Në pozita të njëjta në këmbim me lekun, paraqiten sot paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 120. 97 lekë ose 0, 40 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane krahasuar me ditën e premte, zbriti me 0.49 lekë dhe këmbehet me 107,60 lekë.
