Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Fjalimi i Trump para Kongresit: Masat e marra janë vetëm fillimi!

    08:24 - Mars 5, 2025 Bota
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”.

    “Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se shumica e administratave të tjera në katër ose tetë vjet, dhe sapo kemi filluar”.

    Deri më sot, Presidenti Trump ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutivë, disa prej të cilave po sfidohen në gjykatë.

    Vetëm pak minuta pas fillimit të fjalimit. Presidenti Trump u ndërpre nga zhurma dhe thirrjet që vinin nga ligjvënësit demokratë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dha urdhër për nxjerrjen nga salla të ligjvënësit demokrat Al Green, i cili përfaqëson Teksasin.

    Presidenti Trump e vazhdoi fjalimin pasi ligjvënësi Green u largua nga salla.

    Udhëheqësi amerikan renditi disa nga urdhrat ekzekutivë, mes tyre shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor dhe vendosjen e ushtrisë amerikane dhe organeve të rendit për të patrulluar kufirin dhe “zmbrapsur pushtimin e vendit”, siç u shpreh ai.

    Ai tha gjithashtu se vendosi ngrirjen e menjëhershme të ndihmave për vendet e huaja dhe punësimin në qeverinë federale.

    Presidenti Trump gjithashtu tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quajti Marrëveshja “e padrejtë” e Parisit për Klimën, Organizata “e korruptuar” Botërore e Shëndetësisë dhe këshilli “anti-amerikan” i OKB-së për të drejtat e njeriut.

    Fjalimi i Presidentit para Kongresit, që njihet zakonisht si fjalimi mbi gjendjen e vendit gjatë viteve pas inaugurimit, i ofroi udhëheqësit amerikan një skenë publike për të shpalosur vizionin e tij për ekonominë amerikane dhe politikën për imigracionin. Presidenti mbrojti vendimet e fundit që kanë shkaktuar debate, si çështja e shkurtimit të punonjësve federalë dhe përplasja me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Sfida më urgjente e Presidentit Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.

    Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

    Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur “një ligj të madh e të bukur” për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.

    “Na presin punë të mëdha, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Para”, u tha gazetarëve javën e kaluar kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Do ta zbatojmë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.

    Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit.

    “Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur”, tha javën e kaluar kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

    Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për Departamentin e Efikasitetit në Qeveri, shkurtimisht DOGE, që drejtohet nga sipërmarrësi i njohur, Elon Musk./VOA

     

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    buxheti doge elon musk medicaid trump
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Rikthehet “avazi”, Trump kërcënon me tarifa 35% ndaj mallrave kanadeze

    09:34 - Korrik 11, 2025

    Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

    15:48 - Korrik 10, 2025

    Qeveria parashikon të reduktojë buxhetin për SPAK vitet e ardhshme

    08:40 - Korrik 10, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter