Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fituan tenderin e AKSHI-t, kompanitë nuk kanë kapacitete për shërbimin e internetit

19:06 - Shkurt 4, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në gusht të vitit 2025 Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpalli tenderin për shërbimin e internetit për të gjitha institucionet publike shqiptare. Një shërbim i domosdoshëm, nga i cili varet jo vetëm funksionimi i administrates digjitale, por edhe siguria kibernetike e shtetit.

Për periudhën 2023-2025 u shpenzuan 19 milionë euro për këtë shërbim ndërsa për vitet 2026 – 2028 fondi u ul në 4.8 milionë euro. Një shumë kjo që nuk mbulon as 25% të nevojave aktuale. Me këtë vlerë Shqipëria rrezikon mungesën e shërbimeve bazike, nga regjistrimi i makinës në DPSHTRR, te pensionet e invaliditetit, doganat apo spitalet e deri tek ekspozimi shumë i lehtë ndaj një sulmi kibernetrik duke paralizuar të gjithë shtetit dhe vendosur në rrezik të gjitha të dhënat e shqiptarëve.

Raundi i pare, një dështim total

Në raundin e pare të procedurës nuk u paraqit asnjë ofretë.

Arsyeja? AKSHI kërkoi 3 herë më shumë internet me 4 herë më pak fonde. Një ekuacion i pamundur që e drejton tenderin automatikisht në dështim.

Raundi i dytë, fitues pa kapacitete; përzgjedhje e operatorëve që nuk plotësojnë kritere

Në procedurën e rishpallur morën pjesë në garë MCN Networking, DIGIcom/ATU, ABISSNET. Të tre operatorët ofruan çmime pranë fondit limit dhe u shpallën fitues. MCN e cila përmendet në dosjen mijërafaqëshe AKSHIT në SPAK, ofroi 3,4 milionë euro, Digicom 3,7 milionë euro ndërsa ABISSNET 4,6 milionë euro, pra me vlerë % përqindje 95.8% të fondit limit duke i shpallur automatikisht fitues.

Por si mund të plotësojnë nevojat e një tenderi 4.8 milionë euro kompani që kanë kontrata 38 mijë euro në 4 vite?

Ligji i prokurimeve Publike shprehet qartë se operatorët ekonomikë të provojnë eksperiencë të ngjashme në vlerë jo më pak se 40% të fondit limit të kontratës që po prokurohet. Ky është kriteri minimal i kapacitetit ekonomik dhe financiar për t’u kualifikuar në një procedurë prokurimi publik.

DIGIcom ka realizuar 3.8 milionë lekë ose 38 mijë euro kontrata me shtetin gjatë 3 viteve të fundit, ose 0.79% të vlerës së fondit limit, pra ka 99.21% më pak se kërkesa minimale. Në vitin 2023 u skualifikua nga vetë AKSHI për të njëjtën arsye.

MCN Networking ka fituar 29,5 milionë lekë ose 295 mijë euro tendera në 3 vite ose 6.15% e fondit limit. Aktiviteti i saj shtrihet nga bar-kafe e deri te ndërtimi i rrugëve, ku interneti është vetëm një segment i vogël. KPP e ka skualifikuar më herët për mosplotësim kriteresh.

ABISSNET ka fituar 11 milionë lekë ose 110 mijë euro tendera në 3 vite pra 2.29% e fondit limit pra ka 97.71% më pak se kërkesa minimale. Në tenderin e vitit 2023 mori pjesë vetëm si pjesë e një bashkimi operatorësh, pasi nuk plotësonte kriteret si operator i vetëm.

Asnjë nga të tre operatorët nuk ka kontrata të ngjashme me ato kritere të vendosura nga AKSHI.

Pse janë nxjerr operatorët ndërkombëtarë jashtë loje?

Operatorët ndërkombëtarë në Shqipëri janë Vodafone Albania dhe One Albania, pjesë e grupeve më të mëdha europiane dhe botërore, duket se e bojkotuan tenderin për shkak të fondit limit i cili është i parealizueshëm për këtë kërkesë – ofertë.

Rrezik për bllokadë digjitale

Rezultati është i qartë. Me shpalljen fitues të operatorëve lokalë, me pika shërbimi sporadike si Tiranë Durrës dhe Dhermi Shqipëria për dy vitet e ardhshme rrezikon bllokadë totale digjitale duke paralizuar shërbimet bazë të qytetarëve.

Pyetja që ngrihet është pse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zgjedh jashtë kritereve që vetë ka vendosur dhe në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike?

Ekofin Media
Ekofin Media
bojkot interneti One Albania tenderi vodafone albania
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter