Nëse startup-i juaj është një biznes inovativ në fazat e hershme që po zhvillon teknologji për të bërë industrinë bujqësore dhe ushqimore më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, atëherë konkursi i EBRD AgVenture mund të jetë i duhuri për ju.
EBRD AgVenture dëshiron të dëgjojë nga bizneset e reja të teknologjisë në agroushqim që operojnë në ekonomitë ku EBRD investon dhe që kanë fokus në gjelbërimin e sektorit agroushqimor.
Çfarë do të fitoni?
Një shërbim këshillimi i personalizuar përmes programit EBRD Star Venture me vlerë €80,000 për fituesit dhe €50,000 për nënfituesit. Gjatë një periudhe prej 18 muajsh do të merrni:
- një vlerësim sistematik të diagnostikimit të biznesit
- mbështetje të personalizuar këshilluese nga konsulentë
- seanca mentorimi online dhe/ose në prani fizike
- qasje në mundësi
- Një grant të rimbursueshëm prej €10,000 për nevoja të rritjes së biznesit
- Shikueshmëri në forume globale të teknologjisë në agroushqim
- Lidhje me EBRD-në dhe rrjete të tjera
A jeni të duhurit? Aplikoni për EBRD AgVenture nëse:
- Startup-i juaj synon të përmirësojë qëndrueshmërinë mjedisore në sektorin e teknologjisë agroushqimore duke ofruar një zgjidhje që adreson çështjet e gjelbra në çdo aspekt të zinxhirit të vlerës ushqimore, nga bujqësia, përpunimi dhe paketimi i ushqimit, deri tek tregtia, logjistika, shpërndarja dhe shitja me pakicë.
- Shumica e projekteve tuaja janë në ekonomitë ku EBRD investon*
- Keni një xhiro vjetore deri në €1 milion
- Keni qenë në biznes për më pak se 10 vjet
- Produkti/shërbimi juaj ka një Technology Readiness Level ndërmjet 7 dhe 9, siç përcaktohet nga Komisioni Evropian në programin Horizon 2020.
