Expocity Albania çeli sot edicionin e pestë të Panairit Ndërkombëtar të “Bujqësisë AgroTech dhe Natyral”.
Në “Agrotech Expo 2024” janë mbledhur kompani nga vende të ndryshme si Kosova, Greqia, Polonia dhe Italia, të cilat presin gjithnjë e më shumë bashkëpunim për të operuar në tregun shqiptar.
Panairi do të qëndrojë i hapur nga data 16-18 maj 2024.
Agrotech bashkon sektorët e ndryshëm të bujqësisë, agroturizmit, agro-teknologjisë, blegtorisë, të peshkut në një çati për të shfaqur produktet, shërbimet dhe ekspertizën e tyre.
Qëllimin kryesor i eventit është promovimi i sektorit në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe Rajonit.
Në fjalën e hapjes, drejtoresha ekzekutive e “Expocity Albania u shpreh se edicioni i këtij vit u organizua në Agropark Tirana midis bizneseve për ti dhënë mundësi bashkëpunimi atyre me kompanitë e huaja
Andi Seferi, zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se sektori po ecën në ritme shumë të mira, pavarësisht vështirësive.
“Jam me zemrën plot kur shoh ecurinë e kompanive dhe që gjithnjë e më shumë, gjërat po ecin më mirë për to. Por ka edhe vështirësi dhe jemi ne institucionet, që duhet të projektojmë politika në funksion të rritjet për bujqësinë”, tha ai. Sot është panairi i parë i agropark është një moment i veçantë për të gjithë.
Seferi po ashtu tha se panairi tani udhëhiqet nga institucionet vendore, kjo sipas tij tregon përqendrimin e tyre të lartë në këtë sektor.
“Bujqësia është zemra e ekonomisë lokale për bashkinë tonë, ndaj ne kemi qenë të vëmendshëm ndaj politikave për këtë sektor.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rehabilitimi i zonave rurale, riparimi i digave dhe kanaleve kanë qenë në fokus që fermerët të ndjejnë dorën e institucioneve.-u shpreh ai.
Disa nga partnerët kryesorë të panairit u shprehën se bashkëpunimet midis bizneseve janë thelbësore për këtë sektor, prandaj në fokus kryesor për ta është edhe bashkëpunimi me kompanitë e huaja.
Një tjetër faktor kryesor për zhvillimin e sektorit është edhe incovacioni në teknologji, siguria ushqimore dhe përdorimi i makinerive që sjellin efikasitet në prodhim.
