Kategoria: video on demand

Disa muaj pas kërcënimeve fillestare, presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer sërish duke shënjestruar industrinë kinematografike jo-amerikane. Shpata e Damokleut që ka qëndruar pezull mbi industrinë globale të filmit jashtë SHBA-së për disa muaj duket se ka rënë: Trump njoftoi të hënën se dëshiron të vendosë një taksa 100% mbi filmat e prodhuar jashtë vendit.