Kategoria: uji i pijshëm
Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të pasura me burime ujore në Europë. Lumenjtë, liqenet dhe rezervat natyrore të ujit e vendosin vendin në një pozicion të favorshëm krahasuar me shumë shtete të Bashkimit Europian që përballen me stres të lartë ujor. Megjithatë, pasuria natyrore nuk është përkthyer ende në shërbime moderne për qytetarët. Të
Subjektet e furnizimit me ujë të pijshëm kanë kryer një sërë shkeljesh gjatë vitit 2025, ndërsa qarku i Gjirokastrës rezulton me numrin më të lartë të paralajmërimeve në rang vendi. Sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, gjatë këtij viti janë kryer gjithsej 1,548 inspektime dhe ri-inspektime në këto subjekte, ku 1,535 ishin inspektime dhe
Mes fushatave elektorale dhe realizimit më pas të premtimeve të dhëna, hendeku vijon të mbetet i madh. Premtimet që bëhen me bujë në fushata elektorale nuk po mbahen. Të dhënat që nxjerr një raport i organizatës “Faktoje” nga monitorimi i 10 bashkive më të rëndësishme të vendit tregon se më shumë se gjysma e premtimeve
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se keqmenaxhimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në vend ka sjellë situata të papranueshme, duke theksuar se nuk ka më kohë për të humbur dhe se zgjidhja është e vetmja rrugë përpara. Kryeministri dha shembullin e Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij, situata në furnizimin me ujë është alarmante dhe
Pas shqetësimeve të ngritura nga disa media dhe raportimeve të qytetarëve, UKT ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar problemet e furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, që në fakt përkojnë edhe me territore ku janë ndërtuar ose po ndërtohen aktualisht komplekse vilash, me çmime marramendëse për metër katrorë, të cilat praktikisht kanë ose ujë
80 qytetarë të Bulqizës janë paraqitur të dielën në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ende nuk është përcaktuar shkaku i helmimit, pasi rastet e paraqitura në spital vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje apo fshat specifik. Për të zbardhur këtë ngjarje, janë marrë analizat e ujit të