Kategoria: sigurimi
Nga Edvin Peçi “Dëmshpërblim” është fjala kyçe e këtij fillimviti. Pas përmbytjeve të fundit, që ende nuk janë tërhequr plotësisht në disa zona të vendit, por që goditën më fort disa qytete si Durrësin dhe Lezhën, banorë dhe biznese dolën në media për të bërë vetëvlerësimin e dëmeve dhe për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti.
Nga Ekofin Durrësi u përmbyt sërish. U përmbyt jo vetëm nga reshjet, por nga një realitet i përsëritur që qyteti duket se nuk po e kapërcen dot. Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, Durrësi rezulton përsëri qyteti me dëmet më të mëdha, ndërsa procesi i rindërtimit vazhdon të jetë i papërfunduar, i fragmentuar
Edhe pse u hodh për konsultim publik që në fund të korrikut 2025 dhe u prezantua si një nga nismat më të rëndësishme për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore, projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet nuk ka avancuar më tej dhe mbetet ende i papërfshirë në agjendën e miratimeve ligjore. Kjo ndodh pavarësisht
Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj në Vizion Plus. “Ky projektligj do të miratohet
Kanceri i gjirit mund të parandalohet, mund të zbulohet herët dhe mund të mposhtet. 90% e grave ia dalin. Çdo grua duhet të kujtohet se nuk është vetëm. Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftënkundër kancerit të gjirit, SIGAL Insurance Group i bën apel çdo gruaje dhe çdo vajze, që të tregojë
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Takimi u drejtua nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik të projektligjit dhe nënvizoi faktin se drafti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë dhe me
Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet, i hedhur për konsultim publik, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë së qytetarëve dhe rritjes së qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore nga ana e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Megjithatë, sipas AmCham, natyra e tij detyruese dhe ndërveprimi me kuadrin ekzistues ligjor ngre një
Në realitetin e sotëm ekonomik, ku çdo ditë paraqet sfida të reja për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, stabiliteti është kapitali më i çmuar. Për këtë arsye, Sigma Vienna Insurance Group ka krijuar një paketë të dedikuar sigurimesh për SME – një zgjidhje inteligjente që mbron investimin, njerëzit dhe të ardhmen e biznesit. Siguri
Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe pse pasojat financiare për familjet që lënë pas janë dramatike. Një jetë e humbur nga aksidenti në punë apo një dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm është një krah pune i pakësuar. Një krah pune
Nga Edvin Libohova* Në tregun e sigurimeve, prej vitesh është diskutuar mbi sigurimin e pasurive nga katastrofat natyrore, ku bën pjesë edhe sigurimi nga tërmetet. Kujtojmë këtu projektin madhor të Bankës Botërore të vitit 2011 për mbështetje financiare lidhur me përgatitjen e kuadrit ligjor për sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, pjesë e të cilit ishte