Kategoria: shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Kuvend se edhe pse flitet për rritje ekonomike, të vetmit që nuk e ndiejnë janë shqiptarët. “A e ndiejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? A përkthehet në ekonomi në sektorët që luajnë rol më të rëndësishëm? Përgjigjja është jo. Shqipëria ka sot një prodhim të brendshëm bruto

Ministria e Brendshme ka vendosur të lehtësojë procedurat për pajisjen me dokumenta identifikimi për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Duke filluar nga sot, shqiptarët jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për letërnjoftim elektronik, ose për pasaportë biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht. Sipas Ministrisë së Brendshme,

Instituti i Statistikave ka publikuar një botim të veçantë për transportin në vend, duke përmbledhur shifrat e vitit 2023. Referuar mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin shqiptar, në fund të vitit të kaluar, rezultojnë 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, me një rritje prej 9%. Në kategorinë e mjeteve rrugore

Përdorimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si porta kryesore hyrëse dhe dalëse e Shqipërisë, me çmime shumë të ulëta, ka shtuar dëshirën e familjeve shqiptare për të udhëtuar më shumë jashtë vendit. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT në publikimin e fundit mbi “Burimet dhe përdorimet” në ekonomi, shqiptarët kanë

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e realizuar përmes Barometrit të Ballkanit tregoi se në vitin 2024 bizneset në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe në Kosovë ishin më të kënaqura me klimën e biznesit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 53% e bizneseve ishin të kënaqura, niveli më i lartë në rajon. Bizneset në Shqipëri dhe

Vizitorët vendas dhe shqiptarët e diasporës shpenzojnë më shumë për pushimet. Sipas operatorëve turistikë në Durrës edhe turistët e huaj të cilët zgjedhin paketat all inclusive janë të prirur për të eksploruar dhe provuar gastronominë e zonës. “Turistët që shpenzojnë më shumë janë shqiptarët e Shqipërisë, pastaj vijnë të diasporës, ndërsa turistët e huaj që

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete. Pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve vizat u hoqën së fundmi edhe me Tajlandën. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare

Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të censusve kombëtare në ballkan të mbajtura në periudhën kohore 2021 – 2024, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm.