Kategoria: shkelje

Kontrollet në tregun e karburanteve janë zhvendosur në Tiranë, ku task-forca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore ka intensifikuar aksionin pas ndërhyrjeve të mëparshme në Elbasan, Korçë dhe Pogradec. Sipas njoftimit zyrtar, verifikimet janë mbështetur në analizë risku dhe kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda të legjislacionit tatimor dhe tregtar nga disa

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka konstatuar shkelje në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke vendosur gjoba për nëntë persona përgjegjës për mangësitë e evidentuara gjatë verifikimit administrativ. Sipas dokumentit “Të dhëna mbi vendimin” me nr. 12, datë 12.03.2026, hetimi administrativ është iniciuar nga vetë APP dhe ka përfshirë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu  inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore. Në total, janë bllokuar 197.5 kg djathë kaçkavall

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore. Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje

Për periudhën 2015 – 2024, shteti shqiptar ka njohur detyrime financiare rreth 39.3 milionë euro, ose rreth 3.8 miliardë lekë, në formë dëmshpërblimesh të urdhëruara nga Gjykata e Strasburgut. Këto detyrime rrjedhin nga 103 vendime ku është konstatuar përgjegjësi shtetërore dhe nevoja për kompensim financiar. Shkeljet më të shpeshta lidhen me cenimin e të drejtës

Raporti përfundimtar i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë financiare të Bashkisë Elbasan pér vitin 2023 ka evidentuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që kanë sjellë një ndikim financiar të konsiderueshëm në milionë lekë të ardhura të munguara. Auditimi ka nxjerrë përgjegjës për shumicën e shkeljeve kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja dhe