Kategoria: qeveria
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Qeveria ka rishikuar për herë të dytë Buxhetin e vitit 2024, duke rritur projeksionet për të ardhuratme 27 miliardë lekë, si edhe shpenzimet e planifikuara. Pas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kreu i Financave Petrit Malaj dha disa detaje në lidhje me sektorët ku shtohen
Qeveria miraton ndryshimin e ligjit për Urdhrin e Mjekut. Sipas këtyre ndryshimeve do të ngrihet një regjistër elektronik ku do të jenë emrat e mjekëve që punojnë në shtet por dhe në privat.“Miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë edhe më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat
Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri. Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me
Parashikimi për temperatura të larta në ditët në vijim ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo masë është marrë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më
Qeveria do të mbështesë financiarisht grupet vulnerabël me qëllim integrimin në tregun e punës. Vendimi i cili përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet riintegrimit social, ka hyrë në fuqi. Përfituesit e këtij programi janë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrën e punës, të cilët evidentohen nga
Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500 denarë (80 euro) shtesë do t’u paguhet pensionistëve në shtator, ndërsa rritja e dytë prej 2.500 denarë të tjera është planifikuar për në
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Ervin Mete, në komunikimin me mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministri informoi se me miratimin e vendimeve të sotme avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së
Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me interes zero për qind nga programi mbështetës i qeverisë. Mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pagës do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve, duke iu dhënë përparësi
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027, përgatitur nga Ministria e Financave. Kuadri Makroekonomik e Fiskal përcakton përparësitë strategjike të qeverisë, projekton pritshmërinë makroekonomike në afatmesëm, si dhe parashikon nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, dokumenti përmban objektivat
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja, për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike. Sipas këtij vendimi kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2024 janë, gjithsej, 300 dhe ndahen, si më poshtë vijon: