Kategoria: promovimi i Shqipërisë turistike

Dikur vendi më i izoluar i Europës, Shqipëria është kthyer në një destinacion popullor turistik të preferuar për shumëkënd. Dhjetëra artikuj për “perlën e panjohur të Mesdheut” vijojnë të qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, ndërsa nuk mungojnë panairet, apo projektet për promovimin e turizmit. Por si çdo gjë, edhe kjo arritje po e ka një çmim.