Kategoria: paga
Këshillat e qarqeve kanë pasur profile shumë të ndryshme shpenzimesh gjatë vitit 2025. Në disa qarqe, buxheti është përqendruar kryesisht te pagat e personelit, ndërsa në të tjera peshën më të madhe e kanë marrë shpenzimet kapitale, pra investimet. Në total, për 12 këshillat e qarqeve, shpenzimet e vitit 2025 arrijnë në rreth 994.9 milionë
Nga Kastriot Sulka Tiparet kryesore të tregut të punës sot karakterizohen nga vende pune të paplotësuara, por jo si rezultat i zhvillimit ekonomik, pra i rritjes ekonomike, por si rezultat i largimit të fuqisë punëtore. Pra, punët e zakonshme nuk ushtrohen më. Nga ana tjetër, kemi punonjës të huaj, të cilët kryesisht janë duke punuar
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri u rrit me 8,6% gjatë vitit 2025, por shpërndarja e kontribuesve tregon se një pjesë e madhe e punonjësve vijon të paguhet dukshëm më pak se mesatarja. Financat dhe sigurimet mbeten sektori më i paguar, me një pagë gati trefish më të lartë se bujqësia. Sipas publikimit “Tregu i
Pabarazia mes grave dhe burrave nuk përfundon me daljen në pension. Përkundrazi, ajo bëhet edhe më e thellë. Të dhënat më të fundit tregojnë se, ndërsa gratë në Bashkimin Evropian paguhen mesatarisht 11.1% më pak se burrat gjatë jetës aktive në punë, diferenca në pensione arrin në 24.5%, më shumë se dyfishi i hendekut në
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çmimesh dhe pasiguri ekonomike, mbi 150 mijë euro dalin nga buxheti i shtetit për një skemë që paguan ish-deputetët, edhe pasi ata nuk janë më pjesë e Kuvendit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “pagë kalimtare” – një përfitim që u garanton ish-deputetëve pagë mujore për
OSHEE Group sh.a. ka vendosur të rrisë pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët e profilit elektrik në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Në kuadër të zhvillimit profesional dhe politikave për inkurajimin e profileve teknike, kompania ka vendosur të mbështesë punonjësit me formim në fushën elektrike, të cilët kontribuojnë çdo ditë në mirëmbajtjen dhe
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, 17 shkurt, drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. “Igli është tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale i cili ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment shumë kritik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt
Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Sipas vendimit, paga për gradë do të rritet me 2.5% për të gjithë zjarrfikësit. Ndërsa për disa grada si asistent zjarrfikës, zjarrfikës, kryezjarrfikës, nënkomisar dhe komisar zjarrfikës, rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të
Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026, shoqërohet gjithashtu me një efekt të drejtpërdrejtë negativ për të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi 176 mijë lekë në muaj. Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm se rritja e pagës minimale prek vetëm shtresat
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Rama tha se rritja