Kategoria: ndërhyrjet

Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet e saj në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke konsoliduar rezervën valutore dhe duke mbështetur stabilitetin financiar të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës prill–qershor u zhvilluan gjithsej shtatë ankande për blerjen e valutës, ku në total u siguruan 88.9 milionë euro.