Kategoria: mishi

Nga Mirilda Tili Nga 3 shtatori, Shqipëria ka ndalur importin e mishit nga Brazili, një masë e Ministrisë së Bujqësisë që synon përafrimin e kuadrit shqiptar me standardet europiane dhe forcimin e kërkesave për sigurinë ushqimore. Por vendimi hap një debat të rëndësishëm ekonomik: çfarë ndodh me tregun shqiptar kur një prej furnizuesve kryesorë të

Pas 20 vitesh shqiptarët nuk do të ushqehen më me mish Brazili. Kjo ndërprerje e marrëdhënies tregtare vjen pas vendimit të BE-së për t’u furnizuar me produkte të origjinës shtazore nga Brazili. Ky përfundim erdhi pas qëndrimit unanim që mbajtën ekspertët e shteteve anëtare, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik, reformën për veterinarinë përmes projektligjit të ri “Për produktet mjekësore veterinare”, i cili synon të krijojë një kuadër modern dhe të unifikuar për kontrollin e barnave që përdoren tek kafshët, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Rritja e çmimit të mishit në Evropë gjatë vitit 2025 ka qenë e ndjeshme në shumë vende, megjithatë Shqipëria rezulton ndër vendet me rritjet më të ulëta në disa kategori, sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga Eurostat për inflacionin në produktet e mishit. Mungesa e bagëtive, sëmundjet e kafshëve dhe kërkesa e fortë nga

Ministria e Bujqësisë ka paraqitur për konsultim publik projektligjin e ri “Për kontrollet zyrtare”, i cili synon të forcojë standardet e sigurisë ushqimore, mbrojtjes së bimëve, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, si dhe funksionimin e tregut. Kontrollet  zyrtare do të verifikojnë respektimin e rregullave ligjore mbi kafshët dhe mallrat në çdo fazë të prodhimit, përpunimit,

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për kafshët shtëpiake. Kështu ka vendosur Agjencia për Shëndetin e Kafshëve dhe Bimëve, së bashku me Departamentin për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale. Dhe kështu, ndërsa gjysma e Europës vazhdon

Numri i bagëtive ka thelluar rënien në vitin 2022 në të gjitha kategoritë, duke e çuar sektorin në një spirale krize me ndikim negativ në çmimet e produkteve të bulmetit. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3 për