Kategoria: marrëveshja

Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme, duke nënshkruar sot në Abu Dhabi marrëveshjen e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. Përpara nënshkrimit të marrëveshjes

Më 20 nëntor 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e përfaqësuar nga Presidenti, z. Bledar Shella, dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), e përfaqësuar nga Menaxheri Rajonal për Ballkanin Perëndimor, z. Nicolas Marquier, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të fuqizuar rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe ekosistemit fintech në Shqipëri. Marrëveshja fokusohet, gjithashtu,

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët në Prishtinë dhe firmosën 3 marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas takimit, në konferencën për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mes dy vendeve nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe se palët kanë komunikim të vazhdueshëm për tema me interes të përbashkët. Ndërsa

Kompania shqiptare Kastrati Group Sh.a, Coral S.A dhe Coral Sh.a., e licencuara e markës Shell për Shqipërinë, kanë nënshkruar një marrëveshje për të hapur për herë të parë stacionet e shërbimit të markës Shell në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshje, stacionet e para të markës Shell në Shqipëri do të hapen në fund të vitit të

Miratohet në mbledhjen e qeverisë marrëveshja e për financimin e projektit të hekurudhës Vore -Hani i Hotit. Granti për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore është vënë në dispozicion nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor, dhe është në vlerën e 125.8 milionë eurove. Pas ratifikimit të marrëveshjeve në fund të vitit parashikohet të hapet

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore u miratua me 92 vota në Parlament. Gjatë diskutimit në Kuvend, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe njoftoi se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. Gonxhe shpjegoi edhe përfitimet që do të

Marriott Hotel do të jetë pjesë e projektit gjigand Vlora Marina, duke vendosur standarde elitare në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Vlora Marina Residences dhe Marriott International kanë nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit

Është zbardhur axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që do të mbahet ditën e nesërme në Elbasan. Ceremonia do të nisë në orën 10:00 dhe në orën 11:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp. Ndërkohë pritet që mes dy qeverive të firmosen 15 marrëveshje. Axhenda: – Në 9 e 45 mbërrijnë

Marrëveshja u kërkon vendeve të forcojnë planet e tyre klimatike deri në fund të vitit të ardhshëm dhe, për herë të parë, bën thirrje për heqjen graduale të subvencioneve të qymyrit dhe karburanteve fosile. Diplomatët nga afro 200 vendet e përfaqësuara në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow do të fillojnë të mërkurën të