Kategoria: kredi
Blerja e një shtëpie mbetet një nga vendimet financiare më të rëndësishme për familjet shqiptare. Në një mjedis ku normat e interesit dhe kushtet e tregut mund të ndryshojnë, siguria dhe parashikueshmëria janë kthyer në elementë kyç. Pikërisht në këtë kontekst, kreditë për banesa po orientohen gjithnjë e më shumë drejt produkteve me norma fikse.
Një mashtrim online lidhur me ofertat e rreme për kredi që synon të marrë paratë e kujtdo që bie në grackë, po shënjestron qytetarët. Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u paraqitur si përfaqësues të institucioneve financiare. Policia bën thirrje për kujdes të shtuar dhe
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të fundit të Bankës Evropiane të Investimeve për fundvitin 2025, kërkesa për kredi ka shënuar një rritje që tejkalon edhe pritshmëritë e vetë bankierëve. Ky vrull udhëhiqet kryesisht nga familjet
Projekti “Albania Smart City”, e vlerësuar si një nga nismat më të mëdha të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë, po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të kostos financiare, pa një argumentim të qartë publik nga ana e ekzekutivit. Sipas dokumenteve zyrtare, të konsultuara nga ekofin.al, kostoja indikative e projektit ka arritur
Mikrofinanca evropiane (MFI) po shënon rritje të dukshme në mbështetjen e sipërmarrjeve dhe familjeve, ndërsa institucionet mikrofinanciare, në masën dërrmuese prej 90%, ofrojnë mikrokredi biznesi si për kapital qarkullues, ashtu edhe për investime. Këto dy produkte mbeten shtylla kryesore e financimit mikro në kontinent, megjithëse pesha e tyre në portofolin e institucioneve ndryshon ndjeshëm nga
Në rajonin Emilia-Romagna (Itali veriore), Credem ka zhvilluar një model të veçantë financiar për prodhuesit e saj të Parmigiano Reggiano (DJOP = Denominazione di Origine Protetta). Për të përballuar periudhën e gjatë të stazhonimit të djathit (18+ muaj) dhe mungesën e likuiditetit të menjëhershëm, banka ofron kredi, duke pranuar rrotat e djathit si kolateral. Kjo
Kina ka dhënë grante dhe kredi me vlerë 7.7 miliardë dollarë (6.6 miliardë euro) në 121 projekte dhe aktivitete në Serbi gjatë periudhës 2000–2022, ku 96% e totalit është dhënë përmes kredive koncesionare dhe jo-koncesionare, sipas AidData, një laborator kërkimor pranë College of William & Mary në Virxhinia, SHBA. Kina dhe Serbia kanë ndërtuar një
Bazuar në Vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, tabloja e gjendjes financiare të ndërmarrjeve shqiptare paraqitet pozitive, por me disa nuanca që sinjalizojnë një fazë stabilizimi pas rritjes së fortë të një viti më parë. Pothuajse të gjitha grupet e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha kanë
Të ardhurat e familjeve shqiptare kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërsa shpenzimet janë rritur me ritëm më të ngadaltë, duke sinjalizuar një përmirësim të lehtë të gjendjes së tyre financiare. Megjithatë, kërkesa për hua ka vijuar të bjerë dhe pesha e familjeve huamarrëse në totalin e popullsisë ka zbritur në nivelin
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bankat raportuan një shtrëngim të standardeve të kreditimit për individët gjatë tremujorit të tretë të vitit, si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato të banesave. Ky zhvillim lidhet kryesisht me rritjen e perceptimit të rrezikut nga ana e bankave, përfshirë aftësinë paguese të kredimarrësve, cilësinë