Kategoria: kopshti privat

Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar jopublik, kopshti “Katër Stinët”, me vendndodhje në rrugën Myslym Shyri në Tiranë.  Sipas dokumentit zyrtar të konsultuar nga ekofin.al, mbyllja është kryer me kërkesë të vetë subjektit juridik “4 Stinët” sh.p.k, i cili kishte njoftuar paraprakisht ndërprerjen e aktivitetit më 25 shtator 2025.