Kategoria: konfiskuara

Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 8 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vijuar procesin e transparencës dhe informimit publik mbi pasuritë që administrohen nga shteti. Ky publikim vjen vetëm pak ditë pasi AAPSK bëri publikë edhe katalogët e përditësuar të pasurive të tjera

Gerd Hoxha, nënkryetar i Gjykata e Tiranës, ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e sigurisë dhe kushtet e papërshtatshme në ambientet e institucionit, duke theksuar se kërkesat për ndërhyrje kanë mbetur pa përgjigje. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Hoxha bëri të ditur se gjykata prej vitesh përballet me mungesë të theksuar pajisjesh dhe fondesh, duke

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara. Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ripunuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, i cili synon një riformatim të rëndësishëm të rolit dhe kompetencave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Ndryshimet e propozuara reflektojnë rritjen

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka përmirësuar më tej performancën e saj financiare dhe mirëmenaxhimin e pasurive në administrim, duke shënuar një rezultat rekord sa i përket të ardhurave nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Sipas të dhënave zyrtare të 9-mujorit të parë të vitit 2025, të ardhurat

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në hapësira të dobishme për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin. Kjo marrëveshje synon që pasuritë e konfiskuara të shndërrohen në qendra dhe mjedise sociale që

Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia po jep rezultate gjithnjë e më të prekshme në praktikë, me një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), si institucion përgjegjës për menaxhimin e këtyre pasurive, ka intensifikuar përpjekjet për