Kategoria: itb berlin

Fillon sot Panairi i Turizmit ITB Berlin 2025, aty ku Shqipëria ka një vend nderi. Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëri është përgatitur të lërë një mbresë të veçantë me ofertën tonë dhe prezantimin. Ai vuri në dukje se Shqipëria prej tre vitesh rradhazi renditet në krye të vendeve me rritjen më të madhe të turizmit.

Shqipëria si vendi i nderit i ITB Berlin 2025 prezanton evente, diskutime dhe përvoja gjithëpërfshirëse nën sloganin “All Senses” në panairin që nis të hënën e 3 marsit dhe përfundon të enjten, më 6 mars. Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të