Kategoria: investitorët

Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka hapur një thirrje ndërkombëtare për shprehje interesi nga investitorë dhe subjekte private që synojnë të zhvillojnë projekte në partneritet me institucionin shtetëror. Në këtë proces mund të përfshihen biznese ekzistuese, startup-e, persona fizikë, universitete dhe institucione kërkimore, ndërsa sektorët prioritarë, fondet që do të vihen në dispozicion dhe vlerat

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndryshuar procedurat për vlerësimin, privatizimin, transformimin dhe shitjen e pronës shtetërore, duke vendosur ndër të tjera rregulla të posaçme për subjektet që kanë marrë pasuri shtetërore me qira ose enfiteozë, përfshirë kontratat me tarifën simbolike “1 euro”. Ndryshimet janë përcaktuar me udhëzimin nr. 7, datë 1 shtator 2026, i

Qeveria parashikon të ndryshojë mënyrën se si jepen lehtësitë për investitorët, duke i lidhur stimujt me përfitimet konkrete që projekti sjell në ekonomi, nga punësimi i kualifikuar dhe transferimi i teknologjisë te eksportet dhe bashkëpunimi me furnizuesit vendas. Ndryshimet e miratuara në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve  2021-2030, synojnë që deri në vitin

Apple e kaloi Nvidia të premten, duke u bërë kompania me vlerën më të madhe në botë. Ky ndryshim riorganizon renditjen e gjigantëve të teknologjisë, ndërsa investitorët po rivlerësojnë perspektivën e inteligjencës artificiale (IA). Vlera e tregut e Apple ishte rreth 4.88 trilionë dollarë, ndërsa aksionet e saj mbetën pothuajse të pandryshuara. Ndërkohë, vlera e

Qeveria kërkon ta kthejë diasporën nga burim remitancash në burim investimesh, kapitali, ekspertize dhe inovacioni. Por Strategjia e re Kombëtare për Diasporën 2026–2030 pranon se përpara se ky potencial të mobilizohet realisht, duhet adresuar një problem themelor: besimi i cenuar i diasporës ndaj institucioneve shqiptare. Dokumenti e përshkruan diasporën si një partner strategjik për zhvillimin

Parlamenti kuban ka miratuar 176 masa që lehtësojnë modelin ekonomik, rrisin përfshirjen e sektorit privat dhe hapin rrugën për investime të huaja. Asambleja Kombëtare e Kubës miratoi të enjten një paketë prej 176 reformash ekonomike, që synojnë zgjerimin e pjesëmarrjes së sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Masat u

Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues. Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e