Kategoria: hakerimi

Të gjitha sistemet online të Bashkisë së Tiranës kanë dalë jashtë funksionit pas një sulmi kibernetik të kryer të premten nga grupi i njohur i hakerave “Homeland Justice”. Ky akt ka shkaktuar një paralizë të plotë të shërbimeve digjitale të institucionit, përfshirë sistemin e gjobave dhe ndërveprimin elektronik me qytetarët. Situata ka prekur drejtpërdrejt edhe