Kategoria: “Enjoy Bio Albania”

6 kompani shqiptare të certifikuara sipas Standardit Evropian Organik, do të jenë pjesë e stendës shqiptare në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se në stendën “Enjoy Bio Albania”, ekspozohen ekselencat e produkteve tona për vizitorët dhe partnerët potencialë të eksportit nga e gjithë bota.