Kategoria: audiovizualin

Projektligji i ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon një reformë të thellë të industrisë filmike në Shqipëri, duke e zhvendosur fokusin nga modeli tradicional i kinematografisë drejt një ekosistemi të plotë audiovizual që përfshin edhe platformat digjitale, serialet, videolojërat dhe prodhimet për OTT.