Kategoria: akciza
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale. Edhe pse ishte premtuar dhe kërkuar nga bizneset në mënyrë të vazhdueshme ulje çmimesh, këtë herë ulja ka qenë modeste me 4-5 euro. Çmimet e reja për pullat fiskale, do të jenë për produktet e duhanit 15.65 euro, për një mijë copë pa tvsh dhe taksat
Me hyrjen e vitit të ri 2025, paketat e duhanit, si edhe cigaret elektronike janë shtrenjtuar me të paktën 5 lekë për paketë. Duke filluar nga viti 2022, është miratuar një skedul i ri 5 vjeçar për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit. Në projeksionet e Qeverisë, gjatë vitit 2025, rreth 852
Rritja e importeve të mallrave të akcizës vijoi të udhëhiqej nga karburantet dhe birra edhe në muajin shtator. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se për muajin shtator 2024 u importuan 53, 494 tonë karburant, 1059 tonë më shumë se i njëjti muaj i vitit të shkuar. Në total për gjithë periudhën janar –
Çmimet evropiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Evropian kërkon që shtetet anëtare të paguajnë të paktën 1,87 euro për 100 litra. Taksa e kërkuar përkthehet në afërsisht 0,0309 € për një shishe standarde prej 330 ml birrë me përmbajtje 5% alkool, por vetëm disa vende mbeten afër kësaj norme.
Rritja e lëvizjeve, shoqëruar me ardhjen e një numri të konsiderueshëm vizitorësh të huaj, është reflektuar në një rritje domethënëse të importit të karburanteve. Referuar të dhënave të publikuara, në përgjithësi ka një rritje të importit të mallrave të akcizës, por rekordin e mbajnë karburantet. Kështu, për muajin gusht janë importuar 74.3 mijë ton karburante,
Ministria e Financave synon të heqë diferencimet në nivelin e akcizës për prodhimin e verës. Pas unifikimit të akcizës për birrën, veprim që u prit me shumë kundërshti nga prodhuesit vendas, të cilët edhe e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, tashmë thuajse e njëjta masë pritet të merret edhe sa i përket prodhimit të verës.
Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka regjistruar rekorde në periudhën janar-qershor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar kanë hyrë më shumë karburante, cigare, kafe dhe birrë. Zëri që mban peshën më të madhe ndër mallrat e akzicës është ai i karburanteve, që gjatë gjysmës së parë
Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës. Me vendimmarrjen e sotme Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike për shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për
Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka nisur edhe më herët se vitet e tjera dhe këtë e tregon jo vetëm kapërcimi i numrit të të huajve që kanë vizituar vendin tonë në 4 mujorin e parë të vitit me 38.2 për qind më shumë se viti 2023, por edhe rritja e volumit të importeve.
2023-shi do të regjistrohet si një nga vitet ku zhdoganimi i mallrave të akcizës si karburantet, cigaret, birra dhe kafeja, kanë shënuar vlera të larta të paktën në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave, konsumi i karburanteve shënoi rekordin prej 614,537 ton, më e larta e këtyre viteve, duke sjellë në buxhetin e shtetit