Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë pranë familjeve të tyre vijojnë të shënojnë rritje, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm që remitancat kanë në ekonominë shqiptare dhe në buxhetet e mijëra familjeve në vend.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët arritën në 274 milionë euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e remitancave lidhet edhe me shtimin e numrit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, si rezultat i valës së re të emigracionit që ka karakterizuar dekadën e fundit.

Megjithëse shumat e dërguara në euro po rriten, familjet përfituese në Shqipëri po përballen me një tjetër fenomen: zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros kundrejt lekut. Kjo do të thotë se, edhe pse emigrantët po dërgojnë më shumë euro, vlera që këto para konvertojnë në lekë është më e ulët krahasuar me disa vite më parë.

Për shumë familje që mbështeten te remitancat për shpenzimet e përditshme, pagesat e kredive apo investimet e vogla, forcimi i lekut ka zbehur një pjesë të efektit pozitiv të rritjes së dërgesave. Në praktikë, një shumë prej 100 eurosh e dërguar sot këmbehet në më pak lekë sesa disa vite më parë, duke reduktuar fuqinë blerëse të këtyre të ardhurave në ekonominë vendase.

Megjithatë, remitancat mbeten një nga burimet më të rëndësishme të hyrjes së valutës në vend, duke kontribuar jo vetëm në mbështetjen e konsumit familjar, por edhe në stabilitetin e bilancit të pagesave dhe të kursit të këmbimit. Në kushtet kur emigracioni vazhdon dhe komuniteti shqiptar jashtë vendit zgjerohet, pritet që edhe flukset e remitancave të mbeten në nivele të larta gjatë viteve të ardhshme, pavarësisht sfidës që sjell kursi i këmbimit për përfituesit e tyre. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
emigrantët kreditë remitancat shpenzimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Investimet e huaja arrijnë rekord të ri, 404 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026

18:30 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

gazetar_219:47 - Qershor 10, 20260

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin…

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026

Investimet e huaja arrijnë rekord të ri, 404 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026

18:30 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

19:47 - Qershor 10, 2026

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:00 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

18:57 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter