Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ “Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia, kanë pozitë dominuese, por “u sollën mirë pasi bënë oferta”

09:10 - Prill 28, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj dy prej aktorëve më të mëdhenj të tregut privat spitalor në vend, American Hospital, i njohur ndryshe si Spitali Amerikan dhe International Hospital ose siç njihet më mirë Spitali Hygeia, por mënyra se si është trajtuar ky proces ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Vendimi për hapjen e hetimit paraprak u mor në prill 2025. Ndërsa vendimi për mbylljen e procedurës, të cilin e konsultoi ekofin.al është marrë në korrik 2025, por është bërë publik vetëm së fundmi në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës, duke vënë në diskutim serioz transparencën dhe llogaridhënien e këtij autoriteti ndaj publikut dhe tregut.

Në raportin që disponon ekofin.al, Komisioni i Konkurrencës pranon qartë se këto dy ndërmarrje kanë një rol dominues në tregun e shërbimeve spitalore private në Shqipëri. Sipas analizës, ato zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe, më e rëndësishmja, ofrojnë shërbime të avancuara dhe ekskluzive që nuk gjenden as në sektorin publik. Bëhet fjalë për ndërhyrje të specializuara si trombektomia mekanike, transplantet e veshkave apo teknologjitë e avancuara diagnostikuese si PET-CT, të cilat sipas Komisionit të Konkurrencës përbëjnë “shërbime të domosdoshme” në kuptimin e ligjit për konkurrencën.

Pra, kemi një konstatim të qartë: tregu është i përqendruar, shërbimet janë të diferencuara dhe barrierat e hyrjes janë të larta, qoftë për shkak të kostove teknologjike, mungesës së stafit të kualifikuar apo rregullimit sektorial. Në kushte të tilla, çdo manual i konkurrencës do të sugjeronte një vëmendje të shtuar ndaj rrezikut të abuzimit me pozitën dominuese.

Megjithatë, në një kthesë që e bën të gjithë analizën kontradiktore, Autoriteti i Konkurrencës arrin në përfundimin se, pavarësisht kësaj pozite dominuese, nuk ka prova për sjellje abuzive. Argumenti kryesor është se çmimet për shërbimet e mbuluara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë transparente dhe të barabarta për pacientët, ndërsa vetë ndërmarrjet kanë aplikuar edhe politika fleksibile çmimesh dhe zbritje për kategori të caktuara pacientësh.

Madje Konkurrenca shkon edhe më tej me formulimin e mëposhtëm.

Screenshot

Kjo logjikë ngre disa probleme thelbësore. Së pari, fakti që çmimet janë të rregulluara apo të financuara pjesërisht nga shteti nuk e përjashton automatikisht mundësinë e abuzimit në segmentet e tjera të tregut, veçanërisht në shërbimet private apo ato që nuk mbulohen nga skemat publike. Së dyti, vetë Autoriteti i Konkurrencës pranon se në shumë raste nuk ekzistojnë alternativa reale në tregun vendas dhe pacientët detyrohen të drejtohen te këto struktura, çka e forcon më tej pozitën e tyre dominuese.

Edhe më problematik është fakti se një pjesë e këtyre shërbimeve financohen nga fondet publike përmes kontratave me FSDKSH, duke krijuar një situatë ku një operator privat përfiton nga burimet publike, ndërkohë që konkurrenca reale mbetet e kufizuar. Vetë dokumenti pranon se ky mekanizëm i siguron një fluks të qëndrueshëm pacientësh dhe të ardhurash të konsiderueshme operatorit dominues. Edhe pse në raport, Komisioni i Konkurrencës është kujdesur t’i fshehë shifrat, duket qartë se të dy spitalet private janë jo vetëm në pozita doninuese, ofrojnë shërbime ekskluzive, por edhe përfitojnë të ardhura të konsiderueshme, një pjesë e mirë nga buxheti i shtetit, përveç parave të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Autoriteti justifikon mungesën e konkurrencës edhe me faktin se tregu është “rajonal”, pasi pacientët mund të zgjedhin të trajtohen në vende të tjera si Turqia apo vendet e rajonit. Ky argument është shumë i diskutueshëm, deri në kufijtë e qesharakes, pasi zhvendosja jashtë vendit për trajtim shëndetësor nuk është një alternativë reale për shumicën e pacientëve, për shkak të kostove dhe barrierave të tjera praktike.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës është mbyllja e hetimit dhe vendosja e një periudhe monitorimi njëvjeçar për sjelljen e këtyre ndërmarrjeve. Por kjo zgjidhje duket më shumë si një “zgjidhje për të larë duart”, më shumë një kompromis administrativ sesa një përgjigje e fortë ndaj një tregu që vetë institucioni e përshkruan si të përqendruar dhe me barriera të larta hyrjeje.

E gjithë kjo situatë rëndohet nga fakti që vendimi është mbajtur jashtë vëmendjes publike për muaj të tërë. Publikimi me vonesë i një dokumenti kaq të rëndësishëm jo vetëm që dëmton besimin te institucioni, në të cilin së fundmi u rizgjodh për një mandat të dytë kreu Denar Biba, por krijon edhe dyshime mbi mënyrën se si trajtohen çështjet sensitive që prekin sektorë kritikë si shëndetësia.

Praktikisht kemi një paradoks: Autoriteti i Konkurrencës pranon ekzistencën e një pozite dominuese dhe të shërbimeve ekskluzive, por në të njëjtën kohë e zbeh rrezikun, duke u mbështetur në argumente procedurale dhe sociale. Për një institucion që ka në mision mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorit, kjo qasje duket më shumë si një shmangie nga përgjegjësia sesa një analizë e thelluar e tregut. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i konkurrencës Hygeia mjekesia paradoks spitali amerikan trajtimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Prapaskena | Prapaskena

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

gazetar_206:04 - Qershor 17, 20260

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur gjatë vitit 2025 katër procedime disiplinore ndaj prokurorëve,…

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

16:55 - Qershor 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:02 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

05:56 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter