Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17:53 - Qershor 17, 2026

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Buxheti 2025 ndryshon sërish, 3 miliardë lekë i shkojnë AKSHI-t, 3.3 miliardë shtesë AKSK për inteligjencën artificiale

11:10 - Qershor 10, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Më pak se një javë pasi Kuvendi votoi Aktin Normativ për ndryshime në Buxhetin 2025 për të financuar me 10 milionë dollarë startupin e Mira Muratit, ekofin.al mëson se buxheti do të ndryshojë sërish, këtë herë për të realizuar disa rialolikime fondesh.

Rishikimi i buxhetit me akt normativ parashikon në total 11.8 miliardë lekë që rialokohen, të pashpenzuara deri tani nga  ministritë/institucionet, drejt prioriteteve të reja, kryesisht në fushën e sigurisë kibernetike dhe projekteve të zhvillimit infrastrukturor.

Financat pranojnë se “zbatimi i buxhetit është ndikuar ndjeshëm nga situata zgjedhore, e cila ka shkaktuar ngadalësim në ritmet e zbatimit të projekteve, realizimin e shpenzimeve dhe veçanërisht në procedurat e prokurimit publik. Kjo situatë ka sjellë devijime nga planifikimi fillestar dhe nevojën për rishikime.

Një nga ndryshimet e ndërmarra ka të bëjë me zhvendosjen e fondeve të parashikuara për projekte IT në ministri/institucione dhe transferimin e tyre tek AKSHI. Në total bëhet fjalë për rreth 3 miliardë lekë fonde.

Sipas informacioneve që disponon ekofin.al, të ardhurat e përgjithshme dhe totali i shpenzimeve të përgjithshme nuk ndryshon, pasi mbulohet me kursimet e evidentuara. Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (AKSK) do të përfitojë 3.3 miliardë lekë shtesë për produkte teknologjike IA për sigurinë kibernetike. Gjithashtu edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfiton rreth 1.5 mld lekë shtesë për projekte të reja zhvillimi. Fonde shtesë ka edhe për një sërë institucionesh, ndërsa ka rishpërndarje brenda për brenda zëra të veçantë për Ministrinë e Mbrojtjes, të Arsimit dhe Shëndetësisë.

Deficiti buxhetor, pas ndryshimeve të mësipërme në të ardhura dhe shpenzime, mbetet i pandryshuar në nivelin 68 052 milionë lekë, e për rrjedhojë, as borxhi publik nuk ndryshon. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akti normativ buxheti Propozimi rialokim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026
View 4 Comments

4 Comments

  1. Pingback: Buxheti 2025 ndryshon sërish, 3 miliardë lekë i shkojnë AKSHI-t, 3.3 miliardë shtesë AKSK për inteligjencën artificiale – Kapitali.al

  2. Pingback: Buxheti 2025 ndryshon sërish, 3 miliardë lekë i shkojnë AKSHI-t, 3.3 miliardë shtesë AKSK për inteligjencën artificiale - Gazeta Bulevard

  3. Pingback: Financat për ndryshimet në buxhetin 2025: Rishpërndahen 11.8 miliardë lekë për sektorët prioritarë - Ekofin

  4. Pingback: Ndryshimet në Buxhet në Kuvend, FSHZH merr 15 milionë euro fonde shtesë - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

gazetar_116:23 - Qershor 17, 20260

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të…

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

16:00 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:23 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:00 - Qershor 17, 2026

Të huajt investuan 2.2 miliardë euro në pasuri të paluajtshme në 12 vitet e fundit

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17:53 - Qershor 17, 2026

Pse Shqipëria ka kredi me probleme në nivele të ulëta rekord?

17:24 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter