Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Dyfisho biznesin tënd”, Rama premton kredi dhe garanci për sipërmarrjet

12:36 - Korrik 6, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria prezantoi Programin Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon të ndihmojë sipërmarrjet shqiptare të përshtaten me standardet e BE-së dhe të përgatiten për hyrjen në tregun unik europian.

Kryeministri Edi Rama tha se bizneset e vogla dhe të mesme do të mbështeten me asistencë teknike, trajnime dhe financim përmes programit të ri “Dyfisho biznesin tënd”, duke garantuar se çdo sipërmarrje me një plan të besueshëm zhvillimi do të ketë mundësi të sigurojë mbështetje financiare.

Programi parashikon gjithashtu informimin dhe asistimin e rreth 48 mijë ndërmarrjeve në të gjithë vendin për përmbushjen e standardeve evropiane.

Fjala e plotë:

Dua ta nis me një përshëndetje të veçantë për zonjën që foli përpara meje sepse drejton një sipërmarrje e cila është shëmbëlltyrë e vizionit dhe e aftësisë për tu transformuar dhe adaptuar.

Është një sipërmarrje e cila është pjesë e gjithë sistemit te dikurshëm të sipërmarrjeve fason, ku faktikisht ne kemi mundur të vërejmë dy zgjedhje, dy tendenca. Njëra, zgjedhja e inercisë dhe tendenca e të kërkuarit të garancisë së të nesërmes tek lehtësimet, tek shiringat e qeverisë dhe deri tek kërkesa për të mbështetur financiarisht këto sipërmarrje që të përballojnë kursin e euros.

Natyrisht që kjo është një zgjedhje e lirë, por është një tendencë që shkon në të kundërt me procesin e pakthyeshëm edhe të pandalshëm të transformimit tërësor të ekonomisë në përballje me sfidat jashtëzakonisht komplekse të integrimit në tregun e përbashkët evropian.

Zgjedhja tjetër është zgjedhja që ka bërë zonja dhe disa kompani të tjera ku tendenca nuk ka qenë si te mbrohemi, por si të dalim përtej kufijve që na imponon situata ku jemi dhe si të inovojmë, të transformojmë dhe të adaptohemi. Dhe faktikisht sot, sipërmarrja e saj, si të gjitha sipërmarrjet që kanë bërë këtë zgjedhje, janë në një nivel tjetër. Janë në një nivel tjetër dhe kanë provuar që guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, nga një vullnet i fortë dhe patjetër edhe nga ideja që ‘’e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen dhe e shkuara nuk kthehet, ajo ka ikur’’.

Këtu jemi pikërisht për këtë, për të ardhmen që nuk ndalet sepse vjen dhe për të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur dhe pikërisht për t’iu gjendur pranë bizneseve në këtë përballje me të ardhmen që po vjen me shpejtësi tanimë dhe në mënyrë te pandalshme, që është anëtarësimi në BE, ne jemi angazhuar në krijimin e këtij programoi kombëtar të cilin do ta mbështesim edhe me ekspertizën e UNDP-së, që do të angazhojë në funksion të programit, ekspertë të mirëinformuar dhe të mirëpërgatitur për të asistuar sipërmarrjen shqiptare.

Jemi në kushtet kur na duhet nga një anë të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen, gjë që e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë vijimësisht sepse ky është sistemi i sipërmarrjes, ky është sistemi i krijimit të vendeve të reja të punës nga sipërmarrja, ky është sistemi i zhvillimit ekonomik dhe social përmes lulëzimit të sipërmarrjes; ky është sistemi ku pa sipërmarrësin, ka vetëm iluzione dhe humnera pas tyre dhe për këtë arsye ne duam që në radhë të parë sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare, të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe të vullnetit të domosdoshëm për ta çuar përpara idenë me kurajo, të ketë mbështetjen tonë dhe mbështetja jonë për ketë kategori është një mbështetje domethënëse që do të materializohet me hapjen në ditët e ardhshme, të programit kombëtar ‘’Dyfisho biznesin tënd’’. Një garanci sovrane dhe një portofol financimi në mbështetje të të gjithë tyre që do të duan të ngjiten më lart, që do të duan të rrisin volumin, që do të duan të rrisin standardet dhe që do të duan të përgatiten për të mos u goditur dhe për të mos u fshirë nga era e fortë e këtij transformimi dhe e përfshirjes në tregun e përbashkët evropian.

Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm që ka gjithçka përveç financimit, do të ketë financimin. Do ketë financimin me mbështetjen e qeverisë shqiptare, falë linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë me bankat e nivelit të dyte, për interesa të ulëta dhe financim domethënës. Dhe ne, nuk do të ndalemi tek një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar. Nëse do të ketë nevojë për më shumë, ne do të bëjmë më shumë dhe do të vëmë në dispozicion më shumë. Nuk do ndalemi. Nuk do të ketë asnjë sipërmarrje të vogël dhe të mesme që do të paraqesë një ide bindëse dhe një plan të besueshëm, që nuk do të mbështetet financiarisht, por pikërisht për të lehtësuar këtë proces midis idesë dhe financimit, do të shërbeje edhe asistenca për përgatitjen e planeve të biznesit, për përgatitjen e aplikimeve.

Një tjetër aspekt në këtë rrugëtim, është aspekti i rritjes dhe fuqizimit të sistemit të startup-eve në Shqipëri. Kemi dyfishuar brenda pak ditësh financimin për të rejat dhe të rinjtë që kanë aplikuar në programin “Startup Albania’’. Aplikimet kanë nisur përpara disa vitesh me më pak se 100 dhe këtë vit kaluan mbi 1200 dhe ne dyfishuam financimin dhe u kemi thënë atyre të rinjve dhe gjithë të rinjve dhe të rejave që janë në atë botë, që ne do të rrisim financimin në mënyrë proporcionale me rritjen e aplikimeve.

E tha ministrja, hartimi i strategjisë industriale të Republikës së Shqipërisë që do të orientojë zhvillimin në prioritete me potencial të lartë konkurrueshmëri dhe për produktivitet të lartë, si dhe hartimi i strategjisë kombëtare të eksporteve, për të mbështetur pikërisht ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve tona, janë dy qasje ndaj dy komponentëve shumë të rëndësishëm të këtij momenti.

Në ndërkohë, çfarë synojmë ne me këtë program që po paraqesim në aspektin e masës, që programi do të prekë? Duam të informojmë 48 mijë ndërmarrje në të gjithë vendin, një për një, për një, për një

Duam të ngremë bashkërisht një platformë kombëtare të mbështetjes së biznesit dhe të krijojmë rrjetin kombëtar të ekspertëve dhe të konsulencës dhe për këtë, përsëri do të na ndihmojë mbështetja me ekspertizë e UNDP-së.

Duam të organizojmë një cikël prej qindra trajnimesh sektoriale, duam që të rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas standardeve të BE-së, dhe natyrisht në fund konkurueshmërinë. Patjetër që ka një komponent të domosdoshëm që do të përfshihet në këtë proces që janë universitetet.

Kemi nevojë për dije, sipërmarrja ka nevojë për dije, ky proces ka nevojë për dije dhe mbi të gjitha, të gjithë se bashku kemi nevojë për informim për të kuptuar ekzaktësisht çfarë vjen me përfshirjen në tregun e madh të përbashkët evropian. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian me fjalë shumë të thjeshta, është Shqipëria bëhet sa BE-ja, dhe BE-ja bëhet sa Shqipëria, në sensin që nuk je më një sipërmarrës brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, por je një sipërmarrës brenda kufijve të Bashkimit Evropian. Vlejnë për ty njësoj rregullat dhe standardet e Bashkimit Europian edhe pse mund të jenë më imponuese dhe më kërkuese sesa ato që ke sot, por vlejnë për ty njësoj edhe shanset në hapësirën e lirisë së konkurrencës në Bashkimin Europian.

Është një sfidë e madhe që vjen me mundësi të mëdha dhe si çdo sfidë e madhe me mundësi të mëdha, ka dhe rreziqe të mëdha. Prandaj ne duam t’i dalim përpara sa më shumë rreziqeve për kompanitë dhe ndërkohë duam t’i japim kompanive sa më shumë elementë në dispozicion për të fituar sfidën. Ky është programi dhe besoj që bashkërisht do t’ia dalim ndërkohë që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të përgatisë një “website” të dedikuar për të gjithë këtë program dhe për të mbajtur të informuara të gjitha sipërmarrjet në kohë reale, duke njëkohësisht, mbajtur të hapur një dritare për të gjitha interesimet, pyetjet, kërkesat, ankesat e kështu me radhë.

Shumë faleminderit!

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama evropiane konkurrenca sipërmarrja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

gazetar_213:27 - Korrik 6, 20260

Pas prezantimit nga qeveria të paketës së mbështetjes për bizneset shqiptare në procesin e përshtatjes…

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026

“Dyfisho biznesin tënd”, Rama premton kredi dhe garanci për sipërmarrjet

12:36 - Korrik 6, 2026

Punësimi në familjet e vrojtuara bie 3.5% në vit, rritje shënon vetëm shteti

11:56 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:05 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

12:36 - Korrik 6, 2026

“Dyfisho biznesin tënd”, Rama premton kredi dhe garanci për sipërmarrjet

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Rekord i ri negativ për euron: Zbret në 93.88 lekë

13:05 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter