Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

16:05 - Gusht 3, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kodi Penal i propozuar parashikon masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik, duke përfshirë dënime për shkaktimin e epidemive, përhapjen e sëmundjeve infektive dhe prodhimin e barnave të rrezikshme.

Ndërsa veprat penale të parashikuara kundër shëndetit publik janë shkaktimi i epidemisë përmes përhapjes së baktereve apo viruseve të rrezikshëm e cila dënohet me burgim jo më pak se 25 vjet ose burgim të përjetshëm nëse bëhet me dashje apo 10 deri në 20 vjet burgim nëse kryhet nga pakujdesia.

Po kështu përhapja e sëmundjeve infektive me rrezik për shëndetin do të dënohet 2 deri në 5 vjet burgim nëse kryhet me dashje dhe 3 deri në 8 vjet burgim nëse sjell pasoja të rënda ose rrezik për jetën.

Kodi parashikon gjithashtu se përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nga një person që e di se është i infektuar do të dënohet me 2 deri në 6 vjet burgim, përveç rasteve kur vepra përbën krim më të rëndë.

Dënime me gjoba apo edhe masa administrative plotësuese do të ketë edhe për zyrtarët publikë që nuk raportojnë sëmundjet infektive apo pandemike sipas detyrimeve ligjore. Gjithashtu,  mosrespektimi i rregullave të karantinës, urdhrave shëndetësorë apo masave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet, në varësi të rrezikut të krijuar.

Vepra penale që prekin tregun farmaceutik 

Kodi parashikon disa vepra penale për tregun farmaceutik gjithashtu.

Më konkretisht, prodhimi, importimi ose tregtimi i barnave pa leje, të skaduara ose që paraqesin rrezik për shëndetin, do të dënohet me burgim deri në 8 vjet, në varësi të rrezikut që mbartin.

Po kështu, e dënueshme do të jetë mashtrimi në përmbajtjen, përbërjen apo dokumentacionin e barnave, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë, efikasitetin apo cilësinë e produkteve mjekësore, do të ndëshkohet me dënime që variojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim.

Mashtrimi në identitet, origjinë apo dokumentacion të një medikamenti, përbërësi aktiv, ose produkti mjekësor, me qëllim hedhjen në treg, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Ndërsa, ndryshimi i përbërjes, dozës apo datës së skadencës së produkteve mjekësore, gjatë apo pas prodhimit, në mënyrë që dëmton sigurinë apo cilësinë e tyre, dënohet më rëndë, me burgim nga 3 deri në 8 vjet.

I dënueshëm do të jetë edhe publiciteti dhe shpërndarja e përmbajtjeve që nxisin ose lehtësojnë përdorimin e produkteve të dëmshme për shëndetin, veçanërisht kur ato synojnë të miturit apo personat me aftësi të kufizuara pa paralajmërim të qartë për rreziqet. Dënimi për shpërndarjen e tillë është gjobë ose burgim deri në 3 vjet. Nëse përmbajtja përhapet përmes internetit, telefonit apo teknologjive të tjera, dënimi është më i ashpër: burgim nga 1 deri në 4 vjet.

Gjykata mund të urdhërojë si masë shtesë: tërheqjen e materialeve, ndërprerjen e shërbimeve që ofrojnë përmbajtje të tilla, apo bllokimin e tyre, edhe nëse ato ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Nëse këto vepra penale kryhen nga personel shëndetësor, mësues, zyrtarë publikë apo punonjës të institucioneve publike, ato konsiderohen rrethana të rënduara dhe dënimi mund të rritet deri në 50%. Nëse përgjegjëse janë kompani apo institucione, ato mund të përballen me mbyllje të përhershme, gjobë të shumëfishtë apo konfiskim të pronës dhe të ardhurave të paligjshme./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
burg denimi farmaceutike kodi penal pandemia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter