Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Detyrimet e prapambetura të Bashkive, kryeson Tirana, e ndjekur nga Kavaja e Pogradeci

22:58 - Korrik 13, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkitë kanë edhe një javë kohë të dorëzojnë planin e tyre për daljen nga borxhet e prapambetura.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një deklaratë publike të premten kërkoi nga bashkitë me stok detyrimesh të prapambetura të hartojnë dhe miratojnë planet e shlyerjes së tyre deri më 20 korrik.

Bashkitë me vështirësi financiare do të duhet që planin e rehabilitimit financiar ta miratojnë dhe t’i dorëzojnë në Ministrinë e Financave, e cila do të ndjekë zbatimin e tyre brenda një afati 12-mujor.

Ekofin.al ka analizuar të dhënat zyrtare për stokun e detyrimeve deri në mars 2025 mbi bazën e të cilave rezulton se nga 4.1 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga institucionet e qeverisjes vendore, Bashkia e Tiranës udhëheq listën me 1.26 miliardë lekë. Nga ky stok, 685.9 milionë lekë detyrime rrjedh nga zëri “vendime gjyqësore”, ndërsa 438.6 milionë lekë nga zëri “të tjera” ku përfshihen energjia elektrike, paga, shpronësime, transferta për individët, subjektet etj.

Pas Tiranës, është Bashkia e Kavajës, e cila ndër vite mbart një stok të konsiderueshëm. Deri në mars të vitit 2025 detyrimi arrin në shifrën 752.6 milionë lekë, ku peshën më të madhe e mban zëri “të tjera” me 492.7 milionë lekë.

Bashkia e tretë me shifrën më të lartë të detyrimeve të prapambetura është Bashkia Pogradec me 254 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia Dimal me 169 milionë lekë, ku zëri “investime” rezulton 98.6 milionë lekë, Bashkia Rrogozhinë me 161 milionë lekë, ndërsa Bashkia Vorë ka 153.5 milionë lekë detyrime të prapambetura.

Po kështu, edhe Bashkitë Dibër dhe Cërrik rezulton me detyrime të prapambetura mbi 100 milionë lekë, saktësisht 126.5 milionë dhe 123.7 milionë lekë.

Të dhënat e publikuara nxjerrin në pah barrën e lartë financiare me të cilën përballen disa bashki në vend, që rëndojnë mbi aftësinë e tyre për të ofruar shërbime publike dhe për të realizuar investime. Në këtë kontekst, thirrja e Ministrisë së Financave për hartimin e planeve të shlyerjes dhe rehabilitimit financiar brenda një afati të përcaktuar synon vendosjen e disiplinës fiskale dhe rikthimin e stabilitetit në financat e qeverisjes vendore./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkitë detyrimet ministria e financave rehabilitimi stoku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter