Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dërgesat postare shënuan rritje rekord në 3-mujorin e dytë, shtohen dërgesat nga operatorët e tjerë

23:28 - Nëntor 25, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i shërbimeve jouniversale postare në Shqipëri ka përjetuar një rritje të paprecedentë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas raportit më të fundit të AKEP, duke shënuar një zgjerim të fortë si në segmentin joekspres, ashtu edhe në atë ekspres. Volumi i përgjithshëm i këtij tregu, ku përfshihen Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Tjerë të Shërbimit Postar (OTSHP) arriti në 3.1 milion objekte, duke u rritur me 72% krahasuar me T1 2025 dhe me 128% ndaj T2 2024.

Rritja dramatike është nxitur kryesisht nga fluksi i jashtëzakonshëm i objekteve postare ndërkombëtare. Objektet brenda vendit u zgjeruan me 21% në krahasim me T1 2025, ndërsa ato ndërkombëtare u rritën me 157% në raport me T1 2025 dhe me 991%, plot 8 herë krahasuar me T2 2024. Kjo përshpejtoi edhe peshën e objekteve ndërkombëtare në tregun total: nga 12% në T2 2024, në 38% në T1 2025 dhe deri në 57% në T2 2025.

Në shërbimin joekspres, volumi total arriti në 890 mijë objekte në T2 2025, një rritje marramendëse prej 307% krahasuar me T1 2025 (219 mijë objekte) dhe 255% ndaj T2 2024. Ky shpërthim lidhet drejtpërdrejt me rritjen kolosale të objekteve ndërkombëtare hyrëse të raportuara nga OTSHP: 658 mijë pako në T2 2025, kundrejt vetëm 1500 objekteve në T1 2025.

Edhe shërbimi ekspres shënoi performancë të lartë. Volumi u ngjit në 2.2 milionë objekte në T2 2025, duke u rritur me 40% krahasuar me T1 2025 dhe me 100% ndaj T2 2024. Pesha më e madhe e zgjerimit buron nga rritja e objekteve ekspres ndërkombëtare të raportuara nga OTSHP: 1 milion objekte në T2 2025 (prej të cilave 811 mijë hyrëse), në krahasim me 675 mijë objekte ndërkombëtare në T1 2025 (381 mijë hyrëse).

Ndërkohë, Posta Shqiptare mbajti një rol shumë të kufizuar në këtë bum tregu. Në T2 2025, ajo realizoi vetëm 99 mijë objekte joekspres dhe 129 mijë ekspres, kryesisht brenda vendit, duke përfaqësuar vetëm 5% të totalit të shërbimeve të saj dhe një peshë modeste prej 8% në tregun e përgjithshëm jouniversal dhe ekspres të vendit.

Pjesën dërrmuese të tregut e zotëruan Ofruesit e Tjerë të Shërbimit Postar, të cilët në T2 2025 trajtuan 2.9 milion objekte: 2.07 milion ekspres dhe 792 mijë jo-ekspres. Shërbimet ekspres të OTSHP-ve u rritën me 40% krahasuar me T1 2025 dhe me 100% ndaj T2 2024, ndërsa shërbimet joekspres shënuan rritjen më të madhe në treg, me 483% ndaj T1 2025 dhe 310% ndaj T2 2024. Pikërisht te OTSHP është regjistruar edhe rritja madhore e objekteve ndërkombëtare hyrëse, të cilat arritën në 1.5 milion objekte në T2 2025, rreth 3.8 herë më shumë se në T1 2025.

Brenda portofolit të tyre, OTSHP patën lëvizje të forta si në shërbimin e letrave ashtu edhe të pakove. Numri i objekteve të llojit “letër” arriti në 616 mijë në T2 2025, një rritje prej 309% krahasuar me T1 2025, pothuajse tërësisht falë fluksit ndërkombëtar të letrave të zgjedhjeve që udhëtuan nëpër DHL në kuadër të dërgimit dhe kthimit të fletëve të votimit për zgjedhjet 2025. Ndërsa zëri “pako” arriti në 2.2 milion, duke u rritur me 57% në raport me T1 2025. Pakot ndërkombëtare hyrëse u rritën me një ritëm të jashtëzakonshëm prej 233%, duke shkuar në 1.2 milion, ndërkohë që pakot ndërkombëtare dalëse ranë me 92%.

Si pasojë e shpërthimit të letrave ndërkombëtare, pesha e pakove në totalin e objekteve të OTSHP-ve ra nga 90% në T1 2025 në 78% në T2 2025./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
akep letrat pako pesha posta shqiptare shkembimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter