Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Depozitat e shqiptarëve arritën në 1.68 trilionë lekë në 2024, 94.5% janë të mbuluara me sigurim

08:28 - Prill 2, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Sigurimit te Depozitave gjatë vitit 2024, ka siguruar depozitat e vendosura nga depozituesit në 11 banka dhe 9 shoqëri kursim krediti (SHKK). Për fundin e vitit 2024, totali i depozitave në sistemin bankar ishte rreth 1,68 trilionë lekë me një rritje vjetore të tyre prej 4.9 %.

Detyrimi i Agjencisë për kompensim në fund të këtij viti ishte 921 mld lekë, për 1,986,871 depozitues bankash. Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,590.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94.5% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.

Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, për fundin e vitit 2024, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.4% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 46.9%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë me 4.1%.

Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2024 arritën në 1,275.4 mld lekë, duke përfaqësuar 80.2% të totalit të depozitave të sigurueshme. Në fund të vitit 2024 depozitat e siguruara në sistemin bankar ishin 54.7% e totalit të depozitave në sistemin bankar dhe 57.9% e depozitave të sigurueshme. 92.9% e depozituesve në banka kompensohen plotësisht.

Totali i depozitave në SHKK për fundin e vitit 2024 ishte 11.5 mld lekë, nga 10.9 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023. Depozitat e sigurueshme janë 11.3 mld lekë dhe zënë 98,4% të totalit të depozitave, kundrejt 10.8 mld lekë që ishin një vit më parë. Këto depozita i korrespondojnë 44,270 depozituesve të SHKK-ve në fund të vitit 2024. Depozitat e sigurueshme, gjatë vitit 2024 janë rritur me 4.8%.

Në këtë rritje ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e depozitave në lekë. Depozitat në lekë zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme të SHKK-ve, 77.2%. Rritja vjetore e tyre është 5.4%. Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara në SHKK janë 8.1 mld lekë, sa 70% të totalit të depozitave, ose 71% të depozitave të sigurueshme. 91% e depozituesve në SHKK kompensohen plotësisht. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
asd depozita shqiptarët sigurim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

gazetar_112:51 - Korrik 23, 20260

Nga Mirilda Tili Ndërsa sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve dhe nevojën për një…

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:51 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:43 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:33 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter