Cristiano Ronaldo ka blerë kuota në kompaninë që qëndron pas platformës portugeze të transmetimit online LiveModeTV, njoftoi platforma të enjten, duke shtuar kështu një investim në median sportive në një portofol biznesesh tashmë shumë të gjerë.
LiveModeTV, e lançuar në dhjetor 2025 nga kompania braziliane LiveMode, transmeton falas në internet kompeticione sportive. Platforma është projekti i parë i LiveMode jashtë Brazilit dhe operon në Portugali.
Sipas medias sportive portugeze A Bola, platforma pritet të transmetojë 34 ndeshje nga Kupa e Botës 2026 drejtpërdrejt dhe pa pagesë, përfshirë të gjitha ndeshjet e Portugalisë.
Në një deklaratë dërguar Bloomberg, Ronaldo tha se sporti “mund të ndryshojë jetët” dhe se partneriteti synon “të pasurojë ekosistemin sportiv, duke zgjeruar shtrirjen dhe angazhimin e kompeticioneve kryesore përmes transmetimeve në YouTube dhe përmbajtjes së shpërndarë në të gjitha platformat e rrjeteve sociale për të gjithë”.
“Së bashku do të sjellim futbollin live në YouTube në një mënyrë inovative, duke vendosur tifozët në qendër të gjithçkaje”, shkroi LiveModeTV në një postim në Facebook ku njoftoi përfshirjen e tij, ndërsa Kupa e Botës është më pak se një muaj larg. Në një deklaratë për Bloomberg, Ronaldo tha se sporti “mund të ndryshojë jetët” dhe se partneriteti synon “të pasurojë ekosistemin, duke zgjeruar shtrirjen dhe përfshirjen e kompeticioneve kryesore përmes transmetimeve në YouTube dhe përmbajtjes së shpërndarë në të gjitha platformat sociale për të gjithë”.
Interesat e biznesit të Ronaldos
Në vitet e fundit, Ronaldo ka lëvizur vazhdimisht për të zgjeruar portofolin e tij të investimeve përtej futbollit. Investimet e tij shtrihen në disa sektorë: në media, ai ka aksione në grupin portugez Medialivre dhe në studion filmike UR-Marv, një sipërmarrje me regjisorin britanik Matthew Vaughn.
Në futboll, ai ka investuar në klubin spanjoll UD Almería. Ai ka mbështetur gjithashtu kompaninë e inteligjencës artificiale Perplexity AI, grupin hotelier Grupo Pestana, klinikat e transplantit të flokëve Insparya dhe kompaninë HBL Pro2col Software LLC, një filial i Herbalife.
Në Portugali, Ronaldo është gjithashtu investitor në prodhuesin e porcelanit Vista Alegre. Disa investime të tjera mbahen nën markën e tij CR7./Përshtati nga Euronews, ekofin.al
