Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ByPass-i i Sarandës, ARRSH hap tenderin 20 milionë euro

11:05 - Korrik 23, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e ByPass-it të Sarandës, Faza I, një investim i rëndësishëm për infrastrukturën rrugore dhe urbane të qytetit bregdetar.

Ky projekt synon përmirësimin e qarkullimit dhe devijimin e trafikut tranzit larg zonës qendrore të qytetit, në funksion të lehtësimit të trafikut dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

Fondi limit i kontratës është afërsisht 2 miliardë lekë (1,999,869,151.44 lekë pa TVSh)

Kohëzgjatja e zbatimit është 24 muaj dhe afati i fundit për dorëzimin dhe hapjen e ofertave është 25 gusht 2025, ora 11:00.

Rruga e re do të kalojë në një gjurmë kryesisht të re, me ndërhyrje në zona me akses ekzistues vetëm nëpërmjet rrugëve të ngushta dhe me strukturë të dobët. Projekti parashikon ndërtimin e një tuneli, urave nëse nevojitet, sistem kanalizimesh dhe ujësjellësi, ndriçim rrugor, trotuare e parkime, si dhe ndërtimin e mureve mbajtës për skarpatat.

Sipas ARRSH-së, terrenti i vështirë dhe sfidues i zonës ka kërkuar një analizë të detajuar nga projektuesit, të cilët kanë propozuar zgjidhje të përshtatura për kushtet specifike. Për shkak të natyrës së kompleksuar të punimeve, projekti nuk do të ndahet në lote, për të garantuar koordinim të saktë dhe cilësi në realizimin e tij.

Ky investim pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin urban dhe turistik të qytetit të Sarandës, si dhe të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe komoditetin e qarkullimit për banorët dhe vizitorët./ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
arrsh bypass saranda Investimi tuneli ura
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter