Kategoria: bypass saranda

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e ByPass-it të Sarandës, Faza I, një investim i rëndësishëm për infrastrukturën rrugore dhe urbane të qytetit bregdetar. Ky projekt synon përmirësimin e qarkullimit dhe devijimin e trafikut tranzit larg zonës qendrore të qytetit, në funksion të lehtësimit të trafikut dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.