Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Buxheti i BE-së, si do të ndahen 2 trilionë eurot, 100 miliardë euro për Ukrainën

09:31 - Korrik 17, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zbuluar zyrtarisht propozimin e shumëpritur për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034, me një vlerë totale prej 2 trilionë euro — një rritje e ndjeshme krahasuar me 1.21 trilionë eurot e miratuara në vitin 2020.

“Ky buxhet është më strategjik, më fleksibël dhe më transparent,” deklaroi von der Leyen të mërkurën, duke theksuar se ai do të fuqizojë kapacitetin për të reaguar ndaj krizave të papritura dhe do të rrisë pavarësinë e BE-së.

Tri shtylla kryesore të buxhetit përfshijnë: 865 miliardë euro për bujqësinë, peshkimin, politikat e kohezionit dhe ato sociale; 410 miliardë euro për konkurrueshmëri, kërkime dhe inovacion; 200 miliardë euro për veprimet e jashtme, përfshirë 100 miliardë euro për Ukrainën.

Megjithëse kontributet nga shtetet anëtare do të mbulojnë pjesën më të madhe të buxhetit, Komisioni synon të vendosë taksa të reja në nivel të BE-së, si ato për mbetjet elektronike, duhanin dhe fitimet e korporatave të mëdha, për të krijuar të ardhura të reja në mënyrë të pavarur nga Brukseli.

Një ndryshim kyç është se të gjitha fondet do të kushtëzohen me respektimin e shtetit të së drejtës, në përgjigje të prapambetjes demokratike në vende si Hungaria.

“Shteti i së drejtës është i panegociueshëm,” tha von der Leyen. “Do të garantojmë shpenzime të përgjegjshme dhe transparencë të plotë, me garanci të forta, kushte të qarta dhe nxitje të drejta. Kjo i shërben qytetarëve.”

Prezantimi i kësaj skeme hap zyrtarisht betejën politike mes vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian, e cila pritet të jetë e gjatë, e tensionuar dhe përplasëse, ndërsa çdo palë do të kërkojë të sigurojë më shumë fonde për prioritetet e veta.

Ky buxhet i ri është fuqishëm i formësuar nga përvoja e mandatit të parë të von der Leyen, gjatë të cilit ajo përballoi një seri krizash të njëpasnjëshme: pandeminë COVID-19, luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve të energjisë, inflacionin rekord, konkurrencën me Kinën, si dhe katastrofa natyrore, të gjitha këto duke i vendosur financat e BE-së nën një trysni të paprecedentë.

Tarifat e fundit të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump janë vetëm kapitulli i radhës në këtë seri sfidash që e kanë detyruar BE-në të rimendojë rolin e saj financiar në botë.

Për këtë arsye, presidentja e Komisionit Evropian ka propozuar një buxhet më fleksibël, duke reduktuar nga 52 në vetëm 16 programe dhe duke mos paracaktuar të gjitha fondet, për të mundësuar zhvendosje të shpejta sipas nevojës.

Një nga risitë e mëdha është krijimi i një mekanizmi të veçantë deri në 400 miliardë euro në formë huash, të cilat do të aktivizohen vetëm në rast të një krize të paparashikuar. “Ky fond është për raste të jashtëzakonshme – jo për kohë normale,” theksoi ajo.

Tri shtyllat kryesore të buxhetit të ri

865 miliardë euro për “Partneritete Kombëtare dhe Rajonale”, që bashkojnë për herë të parë Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe fondet e kohezionit. Këto dy komponentë kanë pësuar ulje të dukshme krahasuar me buxhetin aktual, duke ngritur shqetësime në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, që mbështeten fuqishëm te këto fonde.

410 miliardë euro për “Fondin Evropian të Konkurrueshmërisë”, një strukturë e re për të mbështetur kërkimin, inovacionin, teknologjinë, mbrojtjen dhe klimën, në përpjekje për të përmbushur vizionin e Mario Draghit për “ndryshime radikale” në konkurrueshmërinë e BE-së.

200 miliardë euro për “Global Europe”, që bashkon të gjitha instrumentet e politikës së jashtme, duke përfshirë 100 miliardë euro të dedikuara për rindërtimin e Ukrainës. Kjo vjen pas krijimit të një mekanizmi të veçantë prej 50 miliardë eurosh në fillim të vitit 2024, që shmang vetot dhe pengesat nga shtete anëtare si Hungaria.

Shpenzime shtesë dhe borxhi pandemik

Përveç tre shtyllave kryesore, skema përfshin: 292 miliardë euro për fusha të tjera, si mbrojtja civile, tregu i përbashkët, drejtësia dhe administrata; 49 miliardë euro për programin Erasmus për shkëmbime studentore.

Komisioni do të nisë gjithashtu shlyerjen e borxhit të marrë gjatë pandemisë COVID-19, me 24 miliardë euro në vit, një barrë që nuk ekzistonte në buxhetin e mëparshëm.

Për të përballuar këtë barrë, Komisioni propozon rritjen e “të ardhurave të veta”, përmes taksave si: taksat doganore, TVSH, Sistemi i Tregtimit të Emetimeve (ETS), taksat e reja për mbetjet elektronike, duhanin dhe fitimet e korporatave të mëdha.

Synimi është të mblidhen 58.5 miliardë euro në vit. Por këto të ardhura përballen me kundërshtime të forta nga shtetet anëtare dhe miratimi i tyre kërkon unanimitet, duke rrezikuar realizimin e këtij objektivi ambicioz.

Von der Leyen e përmbylli prezantimin me një mesazh të qartë:

“Qëllimi është i thjeshtë: duhet të shlyejmë borxhin e përbashkët të rindërtimit dhe të përmbushim prioritetet moderne të Bashkimit Evropian.”

Beteja politike për këtë buxhet do të jetë e ashpër mes shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian, ndërkohë që përballja për fondet e ardhshme do të përcaktojë formën e BE-së për dekadën e ardhshme./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti komisioni evropian rindërtimi ukraina Ursula von der Leyen
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter